Në aktivitetin e zhvilluar në 25-vjetorin e krijimit të Shkollës së Magjistraturës, gruaja që përfaqëson SHBA-në në Shqipëri, iu drejtua atyre:
“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të kenë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen së Shqipërisë. Puna e Shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje”, tha ajo, duke u kërkuar gjithashtu një ballafaqim me veten në pasqyrë, çdo mëngjes.
“Shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe t’i thoni vetes: Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, tha Kim. /tesheshi.com/