Ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi Roskovecin, një qytezë mes Fierit e Beratit, duke dëgjuar fjalët e një të moshuari aty.
“Faleminderit për ndihmat që i jep Shqipërisë. Për Shqipërinë kujdesuni sepse Shqipëria është vendi më i bukur, më i mirë”, i tha ai.
Gruaja që përfaqëson SHBA në Tiranë e ka praktikë të saj vizitueshmërinë e zonave të ndryshme të Shqipërisë, qyteteve apo fshatrave, duke u takuar me njerëz të thjeshtë, biseduar me ta e këmbyer mesazhe. /tesheshi.com/