I ftuar në Top Talk në prag të referendumit në Maqedoni, opinionisti Kim Mehmeti tha se në rast dështimi, do thelloheshin më tek ndarjet entike mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
“Çdo analizë për Maqedoninë duhet nisur nga fakti se Maqedonia nuk është dëshirë as e shqiptarëve dhe as e maqedonasve, por projekt ndërkombëtar dhe ky referendum do të vendosë lidhur me qëndrueshmërinë e këtij projekti.
Nëse dështon ky projekt, dështon investimi i faktorit ndërkombëtar në një Maqedoni multietnike.
Shqiptarët gjithmonë kanë qenë pro, pasi nuk kanë plan B. Maqedonasit e kanë gjithmonë planin B, që është plani pro-rus. Shqiptarët kanë vetëm planin pro-evropian. Mendoj se do të thellohen ndasitë shqiptaro-maqedonase”, deklaroi Mehmeti, cituar nga TCH. /tesheshi.com/