Ambasadorja amerikane Yuri Kim përcolli një tjetër mesazh paralajmërues e njëherësh ndërgjegjësuese, në lidhje me votën e 25 prillit.
“Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm TY duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Kim në tëitter.
Siç mund të dallohet, kjo është e hera e parë që në mesazhe të tilla përdoret përcaktori “kriminel”.
Njeriu më i sulmuar i SHBA deri më tani është Tom Doshi, por deputeti shkodran nuk ka kartelë kriminale. Ai ka vendosur të kandidojë në shpërfillje të plotë të paralajmërimit amerikan, ku së fundi tha se ishte ndër ata që e kishin votuar Reformën në Drejtësi. /tesheshi.com/