Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim tha se dikur nën komunizëm, Shqipëria trajtohej nga SHBA si një lloje “Koreje e Veriut” në Europë.
“Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA.
30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht”, tha Kim në pritjen e bërë nga Ministria e Jashtme në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies SHBA-Shqipëri.
“SHBA, shtoi Kim, “i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme; si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë”. /tesheshi.com/