Izraeli renditet i pari në listën e vendeve më të sigurta në pandeminë COVID-19, sipas rezultateve të një studimi të kryer nga konsorciumi Deep Knowlegde Group.
Sipas rezultateve të publikuara, Australia, Kina, Zelanda e Re, Singapori dhe Japonia gjithashtu u renditën në dhjetëshen e parë.
Konsorciumi gjithashtu bëri një listë të vendeve që janë më të rrezikuar sot. Italia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Franca hynë në pesë të parat. Ata ndiqen nga Suedia, Irani, Ekuadori, Filipinet dhe Rumania. Rusia renditet e 12-ta në listë.
Gjatë formimit të listës, analistët i kushtuan vëmendje informacionit: kur hynë në fuqi kufizimet e lëvizjes, gjatësia e karantinave, rastet e shkeljes së tyre, si dhe masat e mbështetjes ekonomike të shteteve.
Autorët e studimit gjithashtu i kushtuan vëmendje nëse ka qasje të gjerë në testime në këto vende, si dhe sasitë e burimeve të sistemeve shëndetësore dhe masave të tjera të jashtëzakonshme të prezantuara nga shtetet. /tesheshi.com/