Nokia 8 karakterizohet nga tre funksione unike: dy kamera në pjesën e pasme të realizuar nga kompania gjermane Carl Zeiss, modalitetin Bothie dhe audio 3D OZO 360°.
Nokia 8 do të ketë tre sensorë 13 Megapiksel; dy në anën e pasme dhe një në anën e përparme. Dy kamerat në pjesën e pasme janë realizuar në bashkëpunim me kompaninë Carl Zeiss dhe përdorin një sensor monokromatik dhe një RGB me hapje f/2.0.
Kontrasti i fotove përmirësohet falë teknologjisë inovative Image Fusion Technology.
Ndërsa funksioni Bothie u jep mundësinë përdoruesve të bëjnë video drejtpërdrejt në YouTube, Facebook dhe Instagram, duke përdorur Dual-Sight.
Sa i përket sektorit audio, është e pranishme teknologjia 3D OZO a 360° që i bën edhe më tërheqëse videot me rezolucion 4K./tesheshi.com/