Përbërësit për 2 persona:
200 gr makarona pene
70 gr krem djathi (maskarpone)
100 gr rukola
140 gr salmon të tymosur
Kripë, piper
Pak kos
Vaj ulliri
Limon
Përgatitja:
Zieni makaronat, kullojini dhe hidhini në tasin ku do shërbeni sallatën. Maskarponen hollojeni pak me kos, vaj ulliri, kripë dhe piper. Përzieni me masën e përgatitur makaronat dhe sipër tyre vendosni rukolën me salmonin e tymosur. Përdorni uthull apo limon sipas dëshirës. /tesheshi.com/