Një fotografi prekëse e mjaft e trishtë është shfaqur gjatë orëve të fundit në internet. Në të shikohen dy persona, të dy me tuba dhe të shtrirë në krevatët e një spitali, pa ndjenja.
Pavarësisht se sa e rëndë është gjendja e tyre shëndetësore, mbajnë njëri-tjetrin prej dore. Protagonistët janë J.M dhe bashkëshortja e tij C.I. Ata ndodhen në brendësi të Kingston General Hospital, Ontario, Kanada.
Fotografia është shkrepur nga djali 21-vjeçar i çiftit dhe është publikuar në Reddit: babai i tij është sëmurur nga kanceri në mushkëri dhe pas një lufte që ka zgjatur 8-vite, do të duhet të dorëzohet e të japë frymën e fundit, si pasojë e të keqes së rëndë që i ka qëlluar të përjetojë. Bashkëshortja e tij, e cila shfaqet në anën tjetër të fotografisë, ka pësuar një atak në zemër dhe është shtruar me urgjencë në spital.
Ndërsa e dërgonin për në Kingston General Hospital, ajo ka kërkuar shprehimisht që të qëndronte pranë bashkëshortit të saj për të asistuar, edhe pse pa ndjenja, në momentet e fundit të jetës së burrit, pas 23 viteve martesë.
Dy orë pas fotografisë burri ndërroi jetë. Fjalët e para të bashkëshortes së tij pasi u zgjua ishin: “Ku është?”, por ai nuk ishte më… /tesheshi.com/