Përbërësit:
1 kg mishi i viçit i zier ( si tek receta e mepareshme)
1 kg presh
2 karota (me preference)
1 patate ( me preference)
1 gjethe dafine
mëndërz i thate ( me preference)
vaj ulliri ose vaj luledielli
kripë
piper
Udhëzimet:
Si fillim përgatisni mishin e viçit. Ndërkohë që mishi zien, përgatisni preshin, e pastroni mirë, e lani dhe e prisni në copa rreth 3-4 cm të gjata.
Pastroni dhe prisni ne kubike mesatar dhe karotat dhe pataten.
Vendosni një tigan në zjarr të lartë, hidhni në të pak vajë ulliri dhe kaurdisni me radhë preshin e prerë dhe pastaj perimet e tjera. I skuqni sa të marrin thjesht një ngjyrë të lehtë kafe, por në s’doni shumë yndyrë në gjellën tuaj, mund ti hidhni direkt për të zierë.
Pasi shikoni që mishi i viçit ka zjerë, shtoni në fillim preshin e kaurdisur, 1 gjethe dafine, pak kripë, piper, ujë derisa të mbulohet preshi dhe vazhdoni zierjen për rreth 15-20 minuta.
10 minutat e fundit shtoni patatet dhe karotat, pak mëndërz të thatë dhe vazhdoni zierjen derisa lëngu i gjellë të jetë përgjysmuar.
Pasi fikni zjarrin e lini gjellë me presh të pushojë për 15 minuta para se ta shërbeni. E shërbeni të ngrohtë me disa feta buke të thekur nëse dëshironi./tesheshi.com/