Për sulmin mbi autobusin kosovar në Serbi, ngjarja e ndodhur së fundi natës e së shtunës në Krushevac, këshilltari i zv/kryeministrit e njëherësh ministër i Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, thitë se ka një emër si shkaktar, e ai është Daçiçi
“Përderisa Ministri Daçiq, si ish-zëdhënës i Millosheviqi,t i bën të gjitha përpjekjet e tij për lajme të rreme dhe propagandë kundër Kosovës, ai duhet të përqendrohet në ndalimin e incidenteve që janë iniciuar nga vetë Beogradi. Ne jemi në kontakt me BE dhe kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe garancione nga Beogradi për sigurinë nëse qytetarët tanë udhëtojnë nëpër Serbi.
Gjithashtu përsërisim thirrjen e MPJ së Kosovës që të shmanget udhëtimi nëpër Serbi përderisa nuk ka siguri për Kosovarët dhe incidentet vazhdojnë. Kjo është vazhdimësi e incidenteve dhe jo rast i izoluar”, ka thënë Zyberaj.
Më tej, zyrtari i qeverisë së Peishtinës thotë se “ky sulm tregon përsëri pengesat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Serbi. Nuk ka liri të lëvizjes. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që sulmet e vazhdueshme si ajo në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë dhe tani ndaj autobusit nuk po ndalen nga Beogradi dhe mbështeten nga mekanizmat e sigurisë serbe. /tesheshi.com/