Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Këshilltarët me bollëk të Kosovës, opozita dhe analistët: Të rregullohet me ligj kjo çështje

by Te Sheshi
17/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Këshilltarët me bollëk të Kosovës, opozita dhe analistët: Të rregullohet me ligj kjo çështje

Nga Blendi Gashi

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa e kryekuvendari Kadri Veseli, që nga marrja e mandatit janë përkujdesur në vazhdimësi që të stërmbushin kabinetin e tyre me këshilltarë politikë.

Këtë pozitë në shumicën e rasteve e kanë përfituar njerëz të afërt të partisë së tyre sa për t’i rehatuar për të marrë një pagë shteti, si dhe ka të tillë që nuk dihet saktësisht çfarë pune bëjnë, përjashto këtu këshilltarët për media që të paktën shihen në opinion ku përçojnë mesazhin për çështje të ndryshme të institucionit që paguhen.

Se përmes punësimit si këshilltar rehatohen të papunët, e ka treguar së fundmi dhe rasti i ish-shefit të AKI-së Bashkim Smakaj që u rehatua në Presidencë.

Është pikërisht Thaçi që ka numrin më të madh të këshilltarëve me gjithësej 12, kryeministri ka 8, ndërsa Veseli, ndonëse nuk e ka bërë publik stafin e tij, në faqen e Kuvendit, sipas raportimit të mediave, ka diku afër dhjetë këshilltarë.

Që emërimi i numrit të madh të këshilltarëve e rëndon tej mase buxhetin e shtetit, e ka dëshmuar edhe raporti që kanë publikuar fundvitin e kaluar mediat, sipas të cilit vetëm për tre muaj (prill-qershor 2016) këshilltarët e Veselit, shpenzuan nga buxheti i shtetit 168 mijë euro, ku gati çereku i këtyre parave është shpenzuar për mëditje, bileta avioni e akomodim në hotele jashtë vendit.

Opozitarët dhe analistët thonë se e quajnë të pakuptimtë numrin kaq të lartë të këshilltarëve të angazhuar, duke thënë se kjo çështje duhet të bëhet me ligj në mënyrë që të mos derdhen kot para të shtetit.

“Të ndalet luksi…”

​Lahi Brahimaj, AAK

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, thotë se Kosova si shtet i sapokrijuar duhet të ndalë luksin shtetëror, të mos gjuajë para kot duke paguar numër të madh këshilltarësh dhe kjo çështje duhet të rregullohet sa më parë me ligj.

“Kemi një qeveri ekstremisht të madhe, po ashtu një kabinet të presidentit sa kabineti qeveritar e po aq gati është edhe kabineti i kryetarit të Kuvendit. Mos të flasim që kjo qeveri menaxhon edhe me agjencione që janë në numër sa kabineti qeveritar, me paga marramendëse. Pra të gjitha këto i kushtojnë Kosovës rreth 30 milion euro në çdo mandat. A duhet vazhduar kështu? Jo, absolutisht Jo! Kjo duhet të rregullohet sa ma parë me ligj. Duhet të bëhet ligji i qeverisë, i Kuvendit e i Presidentit. Aty duhet të sanksionohet çdo gjë, duke filluar për anëtarë kabineti, këshilltarë e staf përcjellës. Pra mjaft e zhvaten këtë shtet si pa të keq”, thotë Brahimaj, për tesheshi.com.

Fazli Hoxha, NISMA

Fazli Hoxha, nga NISMA për Kosovën konsideron se numri aq i lartë i këshilltarëve politikë është i panevojshëm, sepse përbën shpenzim të jashtëzakonshëm qeveritar.

Sipas tij, kjo gjë ndodh për të kënaqur interesat personale të militantëve politikë, e jo për diç tjetër.

Hoxha tregon se nëse NISMA vjen në pushtet do propozojë që jo vetëm numri i këshilltarëve, por edhe i ministrive të zvogëlohet.

“Në qeverinë e ardhshme nëse drejtohet nga koalicioni AAK-NISMA, unë do të propozoj që numri i këshilltarëve politikë të zvogëlohet në kabinetin qeveritar, por gjithashtu mendoj se është e nevojshme edhe zvogëlimi i ministrive. Kjo do të ndikonte në masë të madhe në kursimin e mjeteve, gjegjësisht në orientimin e atyre mjeteve në investime kapitale gjë që do të ndikonte në uljen e papunësisë”, thotë Hoxha, për tesheshi.com.

“Jo më shumë se 6 këshilltarë”

Faik Krasniqi

Faik Krasniqi, njohës i rrethanave politike shprehet se as liderët e shteteve më të fuqishme të botës, nuk kanë aq shumë këshilltarë sa krerët e shtetit tonë. Madje, sipas tij, shumë edhe prej ministrave tanë kanë më shumë këshilltarë sesa ju lejohet me ligj.

Krasniqi, pohon se këshilltarët në shumicën e rasteve jo që kryejnë ndonjë punë, por është çështje e rehatimit të anëtarëve të partisë, për t’ua dhënë nga një pagë.

“Do të duhej të rregullohet me ligj që edhe të lartpërmendurit, mos të kenë të drejtë të kenë më shumë se 6 këshilltarë, sepse numri kaq i madh i këshilltarëve vetëm sa e dëmton buxhetin e Kosovës”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani, analist politik, shprehet se për vendet e zhvilluara, çështja e numrit të këshilltarëve në kabinetet qeverisës është e rregulluar me ligj, i cili respektohet nga secili zyrtar politik.

Sipas tij, në Kosovë kjo gjendje ndryshon për të keq, pasi secili zyrtar ministror ka numër enorm të këshilltarëve dhe bëjnë shpenzime marramendëse.

“Prandaj nuk është larg mendsh, se një psesë e këtyre këshilltarëve marrin vetëm paga. Madje ka të tillë që luajnë rolin e sekserëve (ndërmjetësuesve), për pazare ekonomike e veprime aspak të hijshme. Pasi vendi ynë nuk ka shënuar zhvillim dhe përparim, ku nuk kemi as sistem arsimor të duhur, as kulturë, prandaj pyetjet se a u duhen gjithë këta këshilltar mbetet gjithmonë një enigmë e pasqaruar. Por një gjë jemi të sigurt se sa të dobët të janë zyrtarët, këshilltaret e tyre ua kalojnë për nivelin e ulët të dijeve dhe emancipimit, prandaj kemi këtë gjendje sa komike po aq tragjike, e cila as nuk e ka shpresë se ka për tu përmirësuar”, thotë Dibrani, për tesheshi.com.

Këshilltarët e Thaçit:

Bekim Çollaku – shef i stafit

Abelard Tahiri – zv. shef i stafit dhe këshilltar politik

Bashkim Smakaj

Ismail Syla

Astrit Salihu

Bislim Zyrapi

Ardian Arifaj

Adil Behramaj

Artan Behrami

Astrit Zatriqi

Astrit Ibrahimi

Branislav Nikoliq

Këshilltarët e Mustafës:

Vlora Dumoshi – shefe e stafit / këshilltare politike

Sokol Havolli – shef i kabinetit / këshilltar politik për ekonomi

Valentin Toçi  – këshilltar politik për ekonomi

Behxhet Musliu – këshilltar politik

Mybera Mustafa – këshilltare politike për çështje të shëndetësisë

Kastriot Halili  – këshilltar politik për integrime evropiane

Faton Abdullahu – këshilltar politik për media

Besnik Berisha  – këshilltar i jashtëm për çështje të drejtësisë/CDF

Këshilltarët e Veselit:

Blerim Latifi

Gëzim Kasapolli

Edon Miftari

Andri Nurellari

Avni Bytyqi

Valon Xhaferi

Driton Lajçi

Shpresim Shala

Bashkim Rrahmani

Lekë Musa – këshilltar i jashtëm./tesheshi.com/

Related Posts

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Next Post
Basha: No Koment për deklaratat e Gabriel, por nuk lëviz nga pozicioni

Basha: No Koment për deklaratat e Gabriel, por nuk lëviz nga pozicioni

Mbishkrimet e panjohura orientale: një copës historie gjendur mes ferrave në Libohovë

Mbishkrimet e panjohura orientale: një copës historie gjendur mes ferrave në Libohovë

Majmuni japonez, ylli më i ri i tenisit në botë (video)

Majmuni japonez, ylli më i ri i tenisit në botë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni