Së pari duhet të lajmë duart dhe enët para dhe pasi të kemi përgatitur mishin për t’u gatuar.
Më pas duhet të kemi kujdes ndryshimin e temperaturave. Mishi pulës përshembull duhet ruajtur në një temperaturë 4 gradë dhe nuk duhet ngrohur përsëri.
Gjithashtu, për të gjitha llojet e mishrave duhet bërë një zirje në 70 gradë dhe për aq kohë sa zierja është bërë deri në kockë gjë që ndihmon në zhdukjen e baktereve. Ndaj dhe është e këshillueshme gjithmonë një zierje para pjekjes.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme për shëndetin një shkrirje me kujdes. Ekzistojnë dy mënyra ajo e ngadaltë, pra shkrirja duke e zbritur mishin nga akulli dhe duke e lënë në frigorifer për 12 orë, si dhe mënyra e shpejtë që është lënia në një vaskë me ujë të ftohtë. Kujdes: kurrë mos e shkrini në ujë të nxehtë apo duke e futur në mikrovalë. /tesheshi.com/