Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KESHILLA LEXIMI/ Nga Agim Baçi: Dritë për Njeriun në “ishullin e dilemave”

by te Sheshi
12/04/2015
in Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
KESHILLA LEXIMI/ Nga Agim Baçi: Dritë për Njeriun në “ishullin e dilemave”

agim-baci

(Shënime për romanin “Drita midis oqeaneve” e M.L.Stedman, botim i Uegen)

Të kujt jemi, të atyre që na sjellin në jetë apo të atyre që na rrisin? A arrijmë ta ruajmë të mirën kur kërkojmë patjetër gjënë e dëshiruar? Në një botë që nuk është kurrë bardh e zi, këto pyetje kanë më shumë se sa një përgjigje. Pikërisht kjo shumësi dyzimesh për t’i shkuar në fund e bën romanin e australianes M.L Stedman një roman tërheqës. I shkruar thjesht, me një fabul që duket sikur nuk ka shumë për të thënë, Stedman ja arrin që të tërheqë lexuesin lehtësisht drejt pyetjeve të përbotshme. Janë pyetje të vërteta, të cilat më pas ja lënë lexuesit përgjegjësinë përgjigjeve.

Gjithçka nis në një ishull të zolur, Janus Roko, ku Tomit i duhet të kryejë detyrën e kujdestarit për farin, që drejton udhëtimet e anijeve apo lajmëron ato që shkojnë e vijnë. Ndërsa Izabela, e shoqja, është ende nën pushtetin e humbjes së tri fëmijëve që nuk ka arritur t’i sjellë në këtë jetë, por kanë mbetur ashtu- një tentativë.

Por ja që në një natë, një varkë sjellë dy personazhe, një burrë të vdekur dhe një foshnje ende gjallë. Vendosin ta mbajnë, të paktën një natë, pas lutjeve që Iz i bën Tomit, ndërkohë që ky i fundit është shumë i dhënë pas punës së tij ku duhet të lajmërojë për gjithçka që ndodh në ishull. Matanë ishullit, dikut tutje, është Hana, që është në kërkim të foshnjes. Në Janus, janë në varkën e dyzimit për atë çfarë po tentojnë të bëjnë Iz dhe Tomi. Ky i fundit “në detyrim dashurie” për Iz, që ka humbur fëmijët e tyre nga fati, që nuk i ka lënë të vijnë në këtë botë, por të përfundojnë gjithë “aventurën” e tyre brenda barkut të nënës.

Proza e Stedman përmblidhet dalëngadalë në një pyetje të vështirë për t’u përgjigjur, por të domosdoshme për t’u menduar: “A kemi të drejtë të lëndojmë dikë tjetër për të mbrojtur dikë që dashurojmë?”.

Stedman ka mundur të kthejë në një personazh real vetë ishullin. A nuk kemi nevojë ne të gjithë për “ishullin e gjërave tona”? Por njëkohësisht, a nuk po na tremb ishulli që po na krijohet në përditshmërinë tonë me të tjerët, nga humbja e komunikimit?

Janus është një ishull i vetmuar, por Tomi mbart ngjarje të pas Luftës së Parë Botërore. Ai është një ish ushtar që ka parë në Europë të vrarë, duke u humbur jetën shokët me të cilët ishte nisur në betejë. Ndërsa Izabela vjen nga ëndrra për t’u bërë nënë dhe nga dhimbja e humbjes së dy vëllezërve të saj. E shkuara atyre kërkon një triumf mbi vetminë. Jo thjesht të asaj që sjell Janus Roko. Por të asaj që përjetonin ata të dy.

E pafajshme në këtë histori është Lusi, e rritur me përkujdesje nga Izabela, por e kërkuar gjithnjë nga ajo që e solli në këtë botë, Hana. Në fillim Tom dhe Izabela nuk dinë se fëmija e kujt është ndaj bëjnë “detyrën” që të ndjehen prindërit e saj. Por për Tom gjithçka është e hapur. Ai kërkon të mësojë të vërtetën e Lusit dhe gjithnjë brenda tij ka një pyetje: Po mamaja e vërtetë e Lusit që e kërkon, nuk ka të drejtë ta ketë bijën e saj?

Ishulli Janus kthehet në një metaforë të fortë mes vetmisë sonë dhe botës përballë, asaj që vjen në heshtje dhe asaj që kërkojmë të bashkëndajmë me të tjerë. Dhe dilemat e Tomit janë dilemat e njeriut që duhet të shkojë drejt të së vërtetës me gjithë çmimin. Përballë tërheqjes ndaj të së vërtetës dhe asaj që dëshiron e shoqja, ai shkon drejt thenies së gjithçkaje. Dhe vendos që së ëmës, pasi e merr vesh se cila është, t’i dërgojë në anonimat zilkat që ka patur vajza në momentin që është gjendur, si e vetmja gjë që konfirmonte se ajo ishte diku e gjallë. Më pas edhe një letër. Një trill që shkakton hetimet, gjyqin, dhe gjithçka që do t’i japë dritë zbardhjes së historisë.

“Zilkat” janë mesazhi ynë për të vërtetën brenda nesh. Na takon ne nëse duam ta dëgjojmë atë “zilkë të vërtetash” apo do të mbyllim veshët ndaj zërit të saj.

Tom e pranon gjithë fajin përmes dashurisë, nuk e braktis atë me të cilën ka bashkëndarë ëndrrën familjare, edhe pse ka vendosur t’i shkojë përballë ndëshkimit.

Stedman na sjell një varkë personazhesh plot energji pozitive, përballë shumë dilemave të botës. Pyetjet janë aty. Kanë nevojë për përgjigjet tona, si lexues. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Lazio e shqiptarëve ‘shkatërron’ Empolin

Lazio e shqiptarëve ‘shkatërron’ Empolin

Shkëlqen Avdijaj, gol dhe dy asiste në Austri

Shkëlqen Avdijaj, gol dhe dy asiste në Austri

Shkëlzen Gashi shënon, por më pas përjashtohet në derbin zviceran

Shkëlzen Gashi shënon, por më pas përjashtohet në derbin zviceran

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni