Më së fundi, Uashingtoni e ka shprehur qartazi opinionin e tij lidhur me rezolutën e KS të OKB-së që dënon vendbanimet hebreje në Jeruzalemin perëndimor.
Edhe pse SHBA abstenuan, akt që i hapi në fakt udhë miratimit të rezolutës, dy ditë më pas, me gojën e John Kerry-t kjo rezolutë është mbështetur tërësisht.
Gjatë “fjalimit të lamtumirës” në Uashington, Sekretari i Shtetit në largim tha se ajo është përputhje me vlerat amerikane.
Kerry shtoi më tej tha se perspektiva e një marrëveshje paqeje izraelito-palestineze bazuar në një zgjidhje me dy shtete është në rrezik të madh.
“Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në mes të izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhmen e Izraelit si një shtet hebre dhe demokratik. Por tashmë kjo e ardhme është në rrezik”, tha Kerry, duke aluduar në atë çfarë e pret politikën amerikane me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump. Pak orë më parë, ky i fundi përcolli një mesazh në twtter duke i thënë Izraelit që të durojë deri më 20 janar, pra ditën kur ai nis punën si president. /tesheshi.com/