Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Kërpudhat e fushatës”: mediat e partive dhe fenomeni “fake-news” në zgjedhjet shqiptare

by te Sheshi
21/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Kërpudhat e fushatës”: mediat e partive dhe fenomeni “fake-news” në zgjedhjet shqiptare

Fenomeni i lajmeve të rreme dhe i krijimit të mediave vetëm për efekt fushate importohet nga SHBA-të në Shqipëri.  Cilët janë ueb-et e hapura vetëm për fushatë, disa nën emra gazetarësh të njohur, të tjerë krejtësisht klandestinë dhe cilët janë “fake-news” më popullore në këto zgjedhje… 

Kur dhe një shtet me demokraci të konsoliduar si SHBA-të u godit nga ndryshimet në teknologjinë e medias gjatë fushatës së fundit zgjedhore, nuk mund të mos ndodhte kjo dhe në një vend me demokraci të re, si Shqipëria.

Teknologjia bëri që të gëlojnë media të reja pas të cilave fshiheshin interesa politike; u fol dhe për media të blera nga qarqe ruse si tentativë për të ndikuar në Ballkan, etj..

Le të vijmë tek fenomeni fake-news në fushatën shqiptare.

Në rrjetet sociale mijëra shqiptarëve do t’u ketë dalë këto ditë një lajm i sponsorizuar nga facebook me titullin: “Pasuria e frikshme “offshore” e Edi Ramës 200 milionë euro”. Lajmi ishte nën një sigël mediatike shumë të njohur për publikun shqiptar, gazeta-shqip.

E vërteta është se kjo media është hapur vetëm në qershor të këtij viti dhe logoja është një imitacion i gazetës Shqip, një gazetë me emër të vjetër e botuar grupi mediatik i Top-Medias deri para pak kohësh në print dhe tani vetëm online.

Lajmi tentonte të fitonte vërtetësinë duke cituar një gazetë greke, por në fakt bëhet fjalë për një “lajm” të publikuar disa muaj më parë nga media shqiptare pranë opozitës së djathtë si syrit.net.

Vetë lajmi nuk i përmbahet parimeve bazë të gazetarisë, pra sjellja e fakteve ku bazohet, por aludon se të dhënat ndodhen në një raport sekret të OSBE-së.

Kemi të bëjmë me një fake-news për aq kohë sa nuk është faktuar me dokumente ose me dëshmi dhe duket se dikush është i interesuar që ta rikthejë në vëmendje këtë “lajm” për arsye krejtësisht elektorale në prag të zgjedhjeve.

Edhe uebi në fjalë duket se është ndërtuar për këtë qëllim. Aty nuk ka asnjë adresë apo kontakt që të vërtetojë se kujt i përket kjo media apo ku ndodhet.

E njëjta gjë ndodhi dhe me “lajmin bombë” për futjen në territorin shqiptar të 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme, e botuar në një site italian, i cili nuk kishte qenë aktiv prej muajsh. Lajmi u mor copy-paste nga shumë media shqiptare dhe krijoi një reagim publik, edhe pse vetë ambasada italiane kërkoi përgënjeshtrimin e tij, dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, prokuroria dhe doganat e përgënjeshtruan.

Pra, ishte një fake-news i prodhuar në Tiranë dhe i shitur në një ueb të papërfillshëm në shtetin fqinj për t’u kthyer në një bumerang prapë në Tiranë, ku i dhanë jehonë mediat e lidhura me opozitën dhe LSI-në, pasi “lajmi” godiste qeverinë.

Fenomeni i “fake-news” po importohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku lajmet e rreme përhapeshin në media të panjohura, ose si në rastin e lartpërmendu, media të krijuara duke imituar logot e mediave të njohura për publikun.

Rasti më ekstrem ishte zbulimi se një shqiptar nga Gjilani i Kosovës kishte hapur  të paktën 11 faqe online në shërbim të përhapjes së fake-news për fushatën e Donald Trump. Një ndër lajmet e rreme më të bujshme ishte ai se “FBI po hetonte kandidaten Hillary Clinton për pedofili”.

Për të dalluar lajmin e vërtetë nga ai i rremë mbetet të besojmë vetëm tek zgjuarsia e lexuesit, pasi nuk ka një autoritet ligjor që të kontrollojë e të ndalojë qarkullimin e këtyre lajmeve.

Siç thotë Umberto Eco, përhapja e internetit dhe mediave sociale u ka dhënë zë dhe budallenjve, por mesa duket u ka dhënë zë dhe manipulatorëve dhe është e vështirë për publikun të bëjë dallimin e të vërtetës nga gënjeshtra.

Nga ana tjetër ka një numër mediash që i shërbejnë hapur një force politike të caktuar. Disa prej tyre janë krejtësisht në ilegalitet, por disa janë themeluar dhe drejtohen nga gazetarë apo opinionistë të ekraneve.

Po cilat janë mediat e hapura rishtas për efekt fushate dhe gazetarët e njohur që fshihen pas tyre?

Përveç mediave tradicionale print dhe online, në prag të zgjedhjeve u hapën me shpejtësi disa media online, të cilat janë shumë aktive dhe nga përmbajtja e lajmeve dhe hapësirave reklamuese tregojnë qartë se cilin krah politik mbështesin.

Themeluesit e tyre janë gazetarë apo analistë që janë pozicionuar dhe publikisht për pikëpamjet e tyre politike. P.sh. Alfred Lela, ish-drejtor i Media Mapo, i cili është i afërt  me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe ka qenë pranë tij dhe në çadër, ka hapur politiko.al, një media që anon kah opozita në raportim apo hapësirën që i jep Bashës dhe kriticizmi me të cilin trajton të majtën, Ramën ose Metën.

Nga ana tjetër një kolege e Lelës, Ermira Kazhani, themeloi dhe drejton Tiranapost, një tjetër media online që në të kundërt të politiko.al anon majtas, pra mban anën e mazhorancës qeverisëse. Edhe pikëpamjet publike të Kazhanit janë në këtë kah.

Artur Zheji, një tjetër analist i njohur u bë “pronar” i një media online 360grade.al, ku Ilir Meta dhe LSI duken se janë të favorizuarit dhe Edi Rama sulmohet më së shumti, edhe nga vetë Zheji.

Edhe Lorenc Vangjeli, një gazetar i afërt me të majtën dhe me Metën në veçanti, drejton një media online, javanews.al.

Nga ana tjetër Konica.al që drejtohet nga  Shpëtim Nazarko, një gazetar i vjetër, që shfaq hapur mbështetjen për kryeministrin Rama  me shkrime të tipit: “Ku e tejkalon Rama këtë xhungël politike!”

Të tjera media që operojnë prej disa kohësh në tregun online drejtohen nga gazetarë që janë pozicionuar në një mënyrë a në një tjetër politikisht, siç është syri.net i Çim Pekës një ueb tërësisht pro-opozitar dhe ku shpesh publikohen dhe lajmet “fake”.

Këto janë disa nga mediat e reja të hapura për t’i shërbyer fushatës elektorale, që nuk dihet se sa do të kenë mbijetesën pas zgjedhjeve dhe pas krijimit të qeverisë së re.

Edhe media vizive dhe ajo print e konsoliduar në tregun mediatik shqiptar nuk përjashtohet nga rregulli i animit politik në zgjedhje dhe jo vetëm, duke e bërë shpesh herë të vështirë për lexuesit që të marrin një informacion të balancuar, të vërtetë dhe pa ndikim politik. /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Next Post
Dieta që nuk ju ndalon të hani asnjë ushqim dhe humbni 4-5 kg në dhjetë ditë

Dieta që nuk ju ndalon të hani asnjë ushqim dhe humbni 4-5 kg në dhjetë ditë

Rama: Ta çojmë tepsinë për skrap! (video)

Rama: Ta çojmë tepsinë për skrap! (video)

Amour…injo!

Amour...injo!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni