Famëkeqi Lulzim Berisha, kreu i një bande në Durrës, liruar pak kohë më parë “për sjellje të mirë”, gjë e cila shkaktoi debate, duhet të rikthehet sërish në burg. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë për “të fortin” e arrestuar në kohën kur qeveriste Berisha(Sali).
Vendimi është dhënë pasditen e kësaj të marte, duke rrëzuar kështu atë të shkallës së parë që e liroi me kusht.
Sipas vendimit të Gjykatë së Lartë, ai ka dhe 6 vite për të shlyer pasi u dënua me 25 vjet.
Por ai ndodhet në arrati tashmë. /tesheshi.com/