Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ripohoi angazhimin e Uashingtonit për sigurinë e shteteve balltike nëse ato përballen me agression nga Rusia. Duke folur në Estoni, ai e cilësoi Rusinë kërcënimin më të madh të këtyre vendeve, duke u thënë aleatëve në NATO-s se “nëse një nga ne sulmohet, ky përbën një sulm ndaj të gjithëve”.
Këto komente të Pence vijnë në një kohë të rritjes së tensioneve pasi Rusia urdhëroi reduktimin e stafit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në territorin e saj.
Shtetet balltike, Estonia, Lituania dhe Letonia të gjitha fituan pavarësinë pas shpërbërjes s ëish-Bashkimit Sovjetik. Ato ndjehen të shqetësuara sidomos pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe mbështeten tek aleatët e NATO-s në rast të ndonjë ndërhyrjeje ruse. /tesheshi.com/