Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KËRCËNIMI/ Izraeli, sinjale Biden-it me gjuhë lufte ndaj Iranit: Jo kthim në marrëveshjen bërthamore!

by te Sheshi
27/01/2021
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
KËRCËNIMI/ Izraeli, sinjale Biden-it me gjuhë lufte ndaj Iranit: Jo kthim në marrëveshjen bërthamore!

Israeli Air Force Brigadier-General Avshalom Amosi, of the Hazerim Airbase, inspects an Israeli F-15 fighter jet during an exercise dubbed " Juniper Falcon", held between crews from the U.S. and Israeli air forces, at Ovda Military Airbase, in southern Israel May 16, 2017. Picture taken May 16, 2017. REUTERS/Amir Cohen - RC192EBAB7D0

Një nga gjeneralët e rangut të lartë të Izraelit paralajmëroi se planet për të sulmuar Iranin po rishikohen dhe tha se çdo kthim nga Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të 2015 me Teheranin do të ishte “i gabuar”.

GjeneralkoloneliAmir Kohavi e tha këtë të martën në një fjalim në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit.

“Në dritën e një analize të hollësishme, unë kam udhëzuar forcat izraelite të mbrojtjes të përgatisin një seri planesh operacionale, përveç atyre tashmë të vendosura,” tha Kohavi.

“Udhëheqja politike, natyrisht, do të marrë vendimin mbi zbatimin, por këto plane duhet të jenë në tryezë.”

Komentet ishin një sinjal i qartë për Presidentin e SHBA Joe Biden për të vepruar me kujdes në çdo angazhim diplomatik me Iranin, shkruan Al Jazeera anglisht.

SHBA, “larg vendimit”

“Kthimi në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, edhe pse është një marrëveshje e ngjashme me disa përmirësime, është e keqe dhe e gabuar nga pikëpamja operacionale dhe strategjike,” tha Kohavi.

Deklarata të tilla nga komandanti ushtarak izraelit mbi politikën e jashtme të SHBA janë të rralla dhe ndoshta më parë kanë marrë miratim nga qeveria izraelite.

Paraardhësi i Biden, Donald Trump, u largua nga marrëveshja bërthamore në 2018 – një lëvizje e mirëpritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kritikoi lehtësimin e sanksioneve të ofruara nga marrëveshja dhe paralajmëroi për gjasat e zhvillimit të armëve bërthamore iraniane pas skadimit të saj.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara janë “larg” nga vendimi nëse do t’i rikthehen marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe së pari do të shikojnë se çfarë Teherani ka bërë në të vërtetë për të vazhduar të respektojë paktin historik.

Që kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja, Irani gradualisht ka shkelur kufizimet e tij kryesore, duke pasuruar uranium në shkallë më të lartë dhe duke instaluar centrifugat në një mënyrë të ndaluar nga marrëveshja.

Kohavi tha se këto veprime nga Irani, i cili mohon të posedojë armë bërthamore, kanë treguar se ai në fund të fundit mund të vendosë të lëvizë shpejt drejt ndërtimit të armëve bërthamore.

Netanyahu hodhi goditjen e parë

Trita Parsi, një analist në Institutin Quincy, thotë se komentet e Kohavit janë një mesazh i qartë për Biden pasi Trump – një aleat besnik i Netanyahut – u largua nga zyra javën e kaluar.

 “Edhe para se Biden të betohej, qeveria e Netanyahut e ndoqi atë jashtëzakonisht agresivisht – duke hequr menjëherë dorezat – në përpjekje për të bërë presion mbi Biden për të mos u kthyer në marrëveshjen bërthamore,” i tha Parsi Al Jazeera-s.

“Një nga ministrat e Netanyahut ka thënë publikisht se nëse Shtetet e Bashkuara bashkohen në marrëveshjen bërthamore – e cila është diçka që Biden beson se është në interesin kombëtar të SHBA, Izraeli do të shkojë në luftë. Kjo është shumë serioze në një fazë shumë të hershme”.

Ai gjithashtu tha se në të kaluarën kishte tension midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të politikës ndaj Iranit, por u desh kohë për të arritur kulminacionin e saj.

“Këtë herë, e paparë, fillon menjëherë. Netanyahu hodhi goditjen e parë,” thotë Parsi.

Në një intervistë në dhjetor, Biden tha se një kthim në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin ishte mënyra më e mirë për të shmangur një garë armësh bërthamore në Lindjen e Mesme.

Irani ka shprehur gatishmëri për të ringjallur marrëveshjen, duke thënë se vendi do të kthehet në detyrimet e plota nëse Biden heq sanksionet. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Kina, me tjetër mënyrë testimi COVID: nga lart zbret poshtë

Kina, me tjetër mënyrë testimi COVID: nga lart zbret poshtë

Navalny dhe jo vetëm, Londra: Do ngrijmë pronën e shtetit rus

Navalny dhe jo vetëm, Londra: Do ngrijmë pronën e shtetit rus

Dr. Bino shpjegon infektimin e debatueshëm të dr. Piperos

Dr. Bino shpjegon infektimin e debatueshëm të dr. Piperos

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni