Kemi hyrë në ditën e 12-të që kur lideri rus Vladimir Putin nisi një agresion kundër Ukrainës.
Në këtë zhvillim, një mesazh shqetësimi për nivelin e lartë të rusofobisë vjen nga ambasada ruse në Shkup, e cila lëshon një paralajmëim.
“Ne tërheqim vëmendjen për nivelin e paprecedentë të rusofobisë, i vërejtur në shumë vende të huaja në sfondin e një operacioni special ushtarak në Ukrainë.
Paralajmërojmë se të gjitha incidentet e tilla regjistrohen me kujdes”, njoftoi Ambasada Ruse në Maqedoninë e Veriut përmes llogarisë së saj në Twitter. /tesheshi.com/