Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kërcënimet i “Syri i Popullit”, ja përse institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të jenë syçelë

by te Sheshi
16/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kërcënimet i “Syri i Popullit”, ja përse institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të jenë syçelë

Nga Blendi Gashi

 Ndërsa Kosova po vlon nga probleme të shumta, por që pushteti aktualisht është i preokopuar me bërjen e ushtrisë dhe ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, së fundmi i ëshë paraqitur edhe një shqetësim i ri. Konkretisht ka dalë në skenë e ashtuquajtura organizatë me emrin “Syri i Popullit”, në krye me Murat Jasharin, që plagosi avokatin Azem Vllasi për shkak të kaluarës së tij politike duke paralajmëruar hakmarrje ndaj të gjithë “tradhëtarëve” të tjerë.

Duke e vlerësuar si një çështje tejet të ndjeshme, tashmë sytë e institucioneve janë drejtuar kah hetimi i kësaj organizate pasi ajo ka paralajmëruar përgatitjen e atentateve të tjeraa kundër njerëzve të politikës në përgjithësi, kësaj aktuale në pushtet dhe jo vetëm.

Se bëhet fjalë për një çështje mjaft delikate e pranoi edhe presidenti Hashim Thaçi i cili mbrëmë  në emisionin “Click” në RTV 21, fenomenin në fjalë e cilësoi terrorist që sipas tij nuk mund të injorohet.

“Janë 26 persona në listë për t’u ekzekutuar. Aty janë liderë institucionesh, liderë të partive politike, udhëheqës fetar, gazetar dhe opinionistë. Në këtë listë ka edhe komandant zonash të UCK-së. Nuk e di tash kush s’po mbetet tradhëtarë në këtë vend”, tha presidenti.

Ai ka thënë se me këtë çështje do të merret drejtësia, duke shtuar se kjo organizatë është në shërbim të shërbimeve të huaja dhe atë rus.

“Askush nuk mund të injorojë këtë fenomen që për mua është definitivisht terroris. Gjithçka ka qenë e menduar, e planifikuar, me motiv të qartë politik“, ka thënë Thaçi.

Por si duhet vepruar institucionet e sigurisë dhe a duhet t’iu ofrojnë mbrojtë personave që janë në listë, tregojnë ekspertët e sigurisë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava kërcënimet e organizatës “Syri i Popullit” i quan tejet serioze për personat që janë në listë por jo vetëm.

“Kërcënimet janë tepër serioze sepse u pa edhe në vepër se u bë atentat ndaj një ish-udhëheqësi komunist, i cili ishte edhe i burgosur në vitin 1989 nga rezhimi i Millosheviqit si iridentist i asaj kohe, dhe mbajti mbi një vjet burg. Shtrohet pyetja kush janë këta persona që bëjnë atentate të tilla? Cilët janë më të mëshirshëm, ata që ishin udhëheqës dhe lëshuan kolltuket kur e kuptuan se rezhimi i Millosheviqit po bën zullum ndaj ndaj shqiptarëve dhe protestuan bashkë me popullin, edhe pse mund të kenë bërë ndonjë gabim, apo ‘patriotat’ e kësaj organizate’. Me cilat kriterie po shërbehen me këto likuidime? Athua pse nuk po e presin Gjykatën Speciale që fillon punën muajve në vijim, dhe nëse nuk dënohen ata që e meritojnë, të protestojnë”, thotë Tërnava, për tesheshi. com.

Sipas tij të gjithë ata që janë të përfshirë në këto akte terroriste do duhej ta pyesin vetën se kujt po i bëjnë argat.

Tërnava thotë se të gjithë ata që synojnë të kryejnë akte të tilla nuk ia duan të mirën vendit, por kanë për qëllim anarkinë dhe jo funksionim të ligjeve.

“Vet fakti se ekzekutorët në rastin Vllasi, nuk janë shtetas apo nuk jetojnë në Kosovë, ka gjasa se inspirimin armiqësor e marrin nga shërbime të shteteve të ndryshme.
Andaj ndaj ata persona që janë në shënjestër të grupit ‘Syri i Popullit’ duhet të mbrohen nga policia derisa të përfundojnë hetimet
”, thotë eksperti Tërnava.

Policia pas tentim vrasjes ndaj Vllasit dhe kërcënimeve se mund të rrezikohet jeta edhe shumë personave tjerë ka shtuar masat e sigurisë.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka deklaruar për media se “policia konform hetimeve dhe vlerësimeve të saja, në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë lidhur me rastin në fjalë ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprimet e mëtutjeshme policore, duke përfshirë edhe shtimin e sigurisë”.

Ndryshe, e ashtuquajtura organizata “Syri i Popullit” përveç që ka marrë përsipër plagosjen e kanë quajtur Vllasin ka paralajmëruar se nuk do të ndalet me kaq, duke thënë se do të hakmerren ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Kush po hesht dhe kush po reagon ndaj drejtorit maqedonas anti-shqipe në Prilep

Kush po hesht dhe kush po reagon ndaj drejtorit maqedonas anti-shqipe në Prilep

Nishani takohet me Ivanov: Shqiptarët, faktor shtetformues

Nishani takohet me Ivanov: Shqiptarët, faktor shtetformues

5 mënyra për të parandaluar diabetin e tipit 2

5 mënyra për të parandaluar diabetin e tipit 2

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni