Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kërcënimet e LDK-së për rrëzimin e Thaçit nëse PDK prish koalicionin: ja pse nuk mund të ndodh

by te Sheshi
27/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Kërcënimet e LDK-së për rrëzimin e Thaçit nëse PDK prish koalicionin: ja pse nuk mund të ndodh

Nga Blendi Gashi

Partia e Isa Mustafës, LDK-ja e gjendur në një situatë ku pushteti mund t’i rrëshqas nga duar një vit para kohe, ka nisur të kërcënoj partnerin e koalicionin PDK-në, se nëse e prish marrëveshjen e koalicionit, duhet rrëzuar edhe presidenti Hashim Thaçi, pasi është pjesë e pakos.

Nënkryetari Haki Rugova dhe deputeti Arben Gashi, deri më tani janë dy zyrtarët e LDK-së që kanë bërë një kërcënim të tillë, të nervozuar me “tradhëtinë” që do jua bëj partia e Kadri Veselit, por që këtë gjë është dashur më mire ta mendojnë para se kolegët e tyre të votojnë “pro” Thaçit, i cili tashmë është rehatuar në postin e kreut të shtetit dhe përfaqëson të gjitha partitë, jo vetëm PDK-në.

“Përderisa  PDK e LDK nuk munden me qeverisë, atëherë duhet me shkue në zgjedhje dhe me prishe koalicionin. E, nëse PDK nuk e respekton marrëveshjen, atëherë mund të vijë deri në një situatë kur LDK mund të kontestojë Presidentin e shtetit”, ka thënë Gashi, në “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Pas tij, për çështjen në fjalë ka folur edhe nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, i cili ka deklaruar të njëjtën gjë.

“LDK do të kërkojë që të zbatohet marrëveshja e arritur. Dikush po mundohet që ta vërë në kurth kryeministrin Mustafa”, ka thënë Rugova.

Është e vërtetë se në marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK, të nënshkruar në vitin 2014 për qeverisje, të dy këto subjekte politike ishin marrë vesh që për kandidat për president ta votonin Hashim Thaçin, ku Pika 6, Neni C, thotë se “…për pozitën e presidentit të Republikës së Kosovës do të votohet kandidati i propozuar nga PDK-ja, pas përfundimit të mandatit aktual në përputhje me Kushtetutën- z. Hashim Thaçi”.

Por sigurisht asnjë pikë e marrëveshjes nuk parasheh që koalicioni domosdoshmërisht duhet të përfundoj mandatin katër vjeçar pra të mos të prishet.

Kushtetuesja rrëzon deklaratat e Rugovës e Gashit

Pavarësisht marrëveshjes, dy zyrtarët e LDK-së Rugova e Gashi, siç duket nuk e kanë lexuar mire Kushtetutën, dhe nuk kanë përmendur faktin se edhe Atifete Jahjaga u bë presidente përmes marrëveshjes politike PDK-LDK-AKR, marrëveshje që parashihet që Jahjaga të qëndroj për një kohë të caktuar në postin e kryetares së shtetit por që nuk u zbatua dhe ajo përfundoi mandatin pesë vjeçar.

Aandaj deklaratat e zyrtarëve të LDK-së mund të jenë me dozë inati por jo që mund të prodhojnë diç, pasi Kushtetuta e vendit e bën të qartë se presidentit të shtetit mund të shkarkohet vetëm kur ai/ajo është u dënuar për krime të rënda, nëse është i sëmurë ose nëse Gjykata Kushtetuese përcakton se presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Dhe presidenti Thaçi as nuk është i dënuar, as nuk ka një vendim se ka shkelur Kushtetutën por njëkohësisht është me shëndet mirë dhe nuk vuan nga asnjë sëmundje që do ia pamundësonte ushtrimin e detyrës.

Kështu pas prishjes eventuale të koalicionit qeverisës, LDK mund të tentoj ta rrëzoj Thaçin por vështirë se mund t’ia arrijë qëllimit, pasi këtë nuk ia lejon as Kushtetuta.

Ja ç’thotë Kushtetuta  – Neni 91 [Shkarkimi i Presidentit]

  1. Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ai/ajo është dënuar

për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e

këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se

ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

  1. Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të iniciohet nga një e

treta (1/3) e deputetëve të Kuvendit, të cilët nënshkruajnë një peticion, i cili shpjegon arsyet

për shkarkim. Në rast se peticioni supozon sëmundjen e rëndë, Kuvendi do të kërkojë

mendimin e konsiliumit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Presidentit. Në rast se

peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni duhet t’i dorëzohet

menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga

marrja e peticionit.

  1. Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është dënuar për ndonjë krim të rëndë ose kur nëse

Kuvendi, në pajtim me këtë nen, konstaton që Presidenti nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij/saj për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese

konstaton se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund të shkarkojë

Presidentin me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij.

Ja për kujtesë të zyrtarëve të LDK-së, Rugovës e Gashit, marrëveshja PDK-LDK-AKR, që e bëri presidente Atifete Jahjagën që nuk u respektua kurrë:

Marrëveshja PDK-LDK-AKR

  1. Nominojmë Atifete Jahjagën, si kandidate tonë për Presidente të Kosovës dhe shprehim përkrahjen e plotë të partive tona respektive për kandidaturën e saj. Jemi të përkushtuar ta vejmë interesin e vendit mbi atë tonin.
  2. Ne pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale që do të hartojë amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe çfarëdo legjislacioni të ndërlidhur të nevojshëm për të amandamentuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në mënyrë që presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.

Komisioni do të synojë të përfundojë punën e vet brenda 6 deri në 9 muaj nga data e themelimit të tij. Një anëtar i Kuvendit i identifikuar nga koalicioni qeverisës do të udhëheqë komisionin e themeluar për këtë qëllim.

Ne pajtohemi që zgjedhjet e para presidenciale në Republikën e Kosovës do të mbahen jo më vonë se 6 muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjnë në fuqi.

  1. Ne pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, i cili mes dispozitave tjera do të përkrahë krijimin e më shumë distrikteve zgjedhore në Kosovë dhe do të hartojë ndryshimet e nevojshme legjislative dhe kushtetuese për të arritur këtë qëllim. Komisioni do të synojë të përfundojë punën brenda 8 deri në 12 muaj nga data e themelimit të tij. Një anëtar i kuvendit i identifikuar nga partitë opozitare do të udhëheqë komisionin e themeluar për këtë qëllim.
  2. Ne pajtohemi se Ligji i reformuar për zgjedhje të përgjithshme do të përfshijë një dispozitë që thotë se zgjedhjet e para të përgjithshme, sipas ligjit të amandamentuar do të mbahen jo më vonë se 18 muaj nga data në të cilën ligji i reformuar për zgjedhjet e përgjithshme dhe amandamentet e ndërlidhura kushtetuese hyjnë në fuqi.
  3. Ne po ashtu pajtohemi se si pjesë e kësaj marrëveshjeje do të paraqesim ndryshimet e përmendura në paragrafët 2, 3, 4 në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën zgjidhet presidenti i Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Donald Lu: Zgjedhjet, të ligjshme edhe pa PD-në

Donald Lu: Zgjedhjet, të ligjshme edhe pa PD-në

Twitter planifikon futjen e shërbimit video-live 24 orë

Twitter planifikon futjen e shërbimit video-live 24 orë

Basha: Meta President, Rama donte ta fuste në burg

Basha: Meta President, Rama donte ta fuste në burg

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni