Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kërcënime me vdekje për palestinezin që filmoi ekzekutimin e të plagosurit nga ushtari izraelit: një rrëfim tronditës

by Te Sheshi
17/04/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kërcënime me vdekje për palestinezin që filmoi ekzekutimin e të plagosurit nga ushtari izraelit: një rrëfim tronditës

Imad Ebu Shemsije është personi që filmoi krejt rastësisht më 24 mars ekzekutimin e një palestinezi të plagosur në Hebron, të shtrirë përdhe e që nuk rrezikonte akënd. Një ushtar izraelit do ta qëllonte për vdekje atë, në sy të të gjithëve!

Një lumë me mesazhe mbështetjeje kanë mbërritur në adresë të autorit të filmimit, por ai u druhet fort kërcënimeve që ka marrë nga kolonët izraelitë. Ata i kanë shpërndarë foton, duke kërkuar vdekjen e tij.

“Jetoj vetëm 100 metra larg kolonëve, dhe jam i frikësuar për sigurinë time dhe të familjes sime,” ka treguar ai.

Kjo është ajo çka rrëfehet në versionin elektronik të britanikes The Independent.

Imad Ebu Shemsije po pinte kafe me të shoqen në shtëpinë e tij në Hebron atë mëngjes marsi, kur dëgjoi jashtë të shtëna armësh.

“Mora kamerën, dhe gjëja e parë që pashë ishte një ri në tokë, me bluzë e pantallona të zeza,” nis shpjegimi i tij.

“Dëgjova zëra, dhe pashë një të ri të dytë në të tatëpjetën, të gjakosur e të rrethuar nga ushtarë e kolonë.”

Remzi el-Kasravi, më sipër në kodër, kishte vdekur, ndërsa 21-vjeçari Abdulfettah esh-Sherif u kishte mbijetuar të shtënave.

Me të plagosurin të shtrirë në rrugë, duke lëvizur kokën, situata dukej e qetë fillimisht, gjersa një ushtar izraelit e qëlloi atë nga afër.

“U ndjeva i tmerruar kur e pashë ushtarin ta qëllojë atë, ku pashë pjesë të kokës së tij të shkatërruar nga plumbi, trutë në tokë…,” janë fjalët drithëruese të palestinezit që e filmoi skenën.

“Isha tërësisht i tronditur.” Megjithatë, Ebu Shemsije arriti ta shtrëngojë kamerën që dridhej dhe të regjistronte momentet kur gjaku i të riut palestinez u derdh në rrugë, ndërsa ushtarët e kolonët izraelitë rreth e rrotull as e vranë mendjen për ekzekutimin.

Pamjet filmike bënë xhiron e botës brenda pak orëve, pasi u publikuan nga organizmi izraelit i të drejtave të njeriut B’Tselem, që e dënoi aktin si një “vrasje pa gjyq në rrugë”.

Esh-Sherifi është vetëm një nga 200 palestinezët e vrarë që prej nisjes së valës së dhunës në tetor.

“Eshtë logjike që një terrorist që vjen për të vrarë duhet të vritet,” u ka deklaruar ushtari hetuesve.

“Askush nuk ishte në rrezik. Nuk kishte asnjë rrezik, dhe Abduli ishte në tokë… askush nuk reagoi. Askush nuk bëri asgjë, sepse ata ishin palestinezë,” thotë Ebu Shemsije.

Ai tregon se nuk e priste këtë nivel reagimi ndaj pamjeve filmike, sepse ngjarje të tilla ngjasin çdo ditë në Hebron.

“Eshtë e habitshme për ne që njerëzit kujdesen tani. Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të gjendesha atje për të filmuar?”

Imad Ebu Shemsije jeton me gruan dhe fëmijët në Hebron, ku ka vazhdimisht përplasje mes palestinezëve e forcave izarelite të sigurisë, si dhe kolonëve izraelitë. Ai i regjistron vazhdimisht këto përplasje, por thotë se të shtënat e 24 marsit ishin “pa dyshim incidenti më i rëndë” që ka filmuar ndonjëherë.

“Eshtë bërë e qartë për ne, dhe shpresojmë për botën mbarë, se sa shumë i ka zhvlerësuar Izraeli jetët palestineze.”

“Pamjet filmike i kanë treguar botës atë që ne në Palestinë e dimë prej kohësh për vlerat e të drejtave njerëzore të Izraelit.”

Guximtari palestinez që i filmoi pamjet e vrasjes ka marrë kërcënime me vdekje për atë çka ka bërë, por edhe është fyer. Sidoqoftë, ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri më tani, e siç tregon, e ka mësuar tërë familjen e tij ta përdorë kamerën, për të regjistruar çdo akt dhune. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Next Post
Një mirditor i çuditshëm rrugëve të Shqipërisë: më ka urdhëruar Zoti të eci në këmbë!

Një mirditor i çuditshëm rrugëve të Shqipërisë: më ka urdhëruar Zoti të eci në këmbë!

Njihuni me Liam, robotin e Apple që “punon” me iPhonin tuaj (video)

Njihuni me Liam, robotin e Apple që “punon” me iPhonin tuaj (video)

Thaçi president kërkon dekriminalizimin e institucioneve, disa zëra e ftojnë t’ja nis nga vetja

Thaçi president kërkon dekriminalizimin e institucioneve, disa zëra e ftojnë t’ja nis nga vetja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni