Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Këpucët e Sarajevës për t’u thënë “jo” luftërave

Për plagët po rihapen përballë konflikteve të reja në Ukrainë dhe Gaza...

by te Sheshi
07/04/2024
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 4 mins read
A A
Këpucët e Sarajevës për t’u thënë “jo” luftërave

Nga Manuela Gandini, La Stampa

Sarajeva është një shtëpi e madhe e përbashkët, një muze në qiell të hapur, dhe një varrezë me gurë varresh të bardha. Ajo bart ende shenjat e rrethimit në fytyrat, muret dhe trupat e mbetur hollakë ose të gjymtuar.

Për një rastësi fatale, përvjetorët e datave 5 dhe 6 prill, kremtuan nga njëra anë çlirimin nga nazizmi në vitin 1945, dhe nga ana tjetër fillimin tragjik të rrethimit të Sarajevës (1992-1995). Këto dy ditë mijëra njerëz marshuan së bashku në heshtje.

Ishte një lumë i madh njerëzor, i përbërë nga një shumëllojshmëri njerëzish, të përfshirë emocionalisht dhe të vetëdijshëm mbi rëndësinë e aktivitetit. Ata marshuan përgjatë rrugës kryesore të qytetit në një shfaqje topografike tejet prekëse.

11.541 palë këpucë, të dhuruara nga qytetarët për të kujtuar viktimat e luftës, ishin vendosur përgjatë rrugës në një gjatësi prej një kilometër e gjysmë. Pas një kënge sublime, kortezhi u shpërnda nga sheshi me emrin “Sheshi i fëmijëve të vrarë të Sarajevës”.

Ashtu si në një foto, skena është e gjallë: këpucë të vogla, çizme, taka me ngjyra, atlete, këpucë pune dhe disa rreshta me këpucë ushtarake të zeza. Ato dukej sikur ecnin përgjatë një rruge të pafundme të së keqes.

Nisma synon të tregojë në mënyrë simbolike hapësirën fizike të gjenocidit dhe numrin e madh të të vdekurve, të jetëve të grabitura dhe të dhimbjeve të shkaktuara. Paradoksale ngjan pamja e këpucëve të palëvizshme pa trupat e gjallë, dhe i këpucëve të veshura nga pjesëmarrësit që ecnin përgjatë vijës që ndante të shkuarën dhe të tashmen.

“Ajo luftë na dhemb ende shumë!”, thotë Bojan Haxhihaliloviç, një nga protagonistët e jetës kulturore të qytetit. Udhëtimi solemn i kortezhit, solli me vete gjithë ankthin e një të shkuare, plagët e së cilës nuk janë mbyllur por edhe të një të tashmeje të frikshme.

Është e pamundur të mos ndjejmë sfilitjen e viktimave dhe atë të luftërave që po ndodhin rreth nesh, dhe që po bëhen gjithnjë e më të afërta, gjithmonë e më të pranishme dhe përherë e më të liga.

Organizuar nga Qendra Përkujtimore e Sarajevës, në bashkëpunim me Komunën e Sarajevës, nisma lindi enkas për të bërë mbi të gjitha homazhe për 1601 fëmijët e vrarë: një jehonë e keqe që vazhdon, e cila imponohet dhe që lëviz nga një rajon i planetit në tjetrin si një energji e keqe.

Në shtatë stacione në qendër të qytetit, janë vendosur orkestra të vogla dhe kore, në mënyrë që askush të mos ndalojë së pyeturi veten: “Si ishte e mundur diçka e tillë? Si mund ta ndalojmë këtë dhunë që na fërfëllit rrëzë qafës, që na djeg brenda kokës, dhe që duket e pashërueshme?”.

Është emblematike ta përjetosh këtë moment në Sarajevë, ku gjithçka merr një kuptim të dendur, të thellë dhe të pakëndshëm. Sarajeva është qyteti që gjatë rrethimit prodhoi festivale filmi, ekspozita, komedi, koncerte dhe shfaqje, që të gjitha në errësirën e strehimoreve dhe në teatrot e improvizuara, ku konsumohej një birrë me një shije të neveritshme, Sarajevska pivo, por që gjithsesi shërbente për t’u ngritur moralin banorëve.

Sarajeva ishte shtëpia me qiellin plot yje, në të cilën mund dëgjoje njëkohësisht thirrjen e muezinit në xhami, Johan Bahun dhe këngën e famshme italiane “Bella ciao”, edhe kur serbët granatonin qytetin nga kodrat.

Është vendi ku sot mund të takosh artistët dhe gazetarët e mëdhenj që rezistuan gjatë rrethimit si Zllatko Dizdareviç, që në atë periudhë botoi librin “Letrat nga Sarajeva”, duke treguar me një gjuhë të pa filtruar histori të vogla (në fakt të mëdha) të jetës.

Janë të njëjtat histori që do të gjeni në fotografitë e Danilo Kërstanoviç në ekspozitën e tij vetjake në Galerinë Kombëtare të Bosnje Hercegovinës. Si të gjithë ata që e shndërruan kulturën në një armë të rezistencës jo të dhunshme, edhe ai është përpjekur të “tregojë të vërtetën e atij Ferri”.

Por tani ky Ferr po përhapet dhe “makineria e vdekjes” është rindezur si gjithmonë, por këtë herë në nivel global dhe nga individë cinikë, që janë indiferentë ndaj kasaphanës që shkakton zakonisht lufta.

Shejla Kameriç, një nga artistet sarajevase më të njohura ndërkombëtarisht, deklaron me zë të mekur: “Vendi ynë ka struktura thellësisht përçarëse që i korruptojnë njerëzit por edhe identitetin e tyre. Kultura qëndron në anën e kundërt të këtij spektri. Ne luftojmë, si dje edhe sot, për dije, paqe dhe barazi. Por këto nuk janë fjalë retorike; për ne trashëgimia e luftës nuk është vetëm një traumë, por edhe një besim i fortë se paqja është një domosdoshmëri”.

Në fund të shtegut të këpucëve, midis xhamive, katedrales, sinagogës, një grup fëmijësh këndonin këngë që synonin të çlironin një energji të re që të gjithë do të donim që të respektohej, por në ajër nderet ende një ndjenjë rëndese e trashëgimisë së hidhur. /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Një xhevahir urban në Tiranë me para arabe

Një xhevahir urban në Tiranë me para arabe

Shock-u në rrëfimin e një mjeku francez nga Gaza

Shock-u në rrëfimin e një mjeku francez nga Gaza

Basha me versionin e tij: Si u përfshiva në PD…

Basha me versionin e tij: Si u përfshiva në PD…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni