Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Këngëtarja e njohur, refugjate lufte në Turqi: Faleminderit Erdogan!

Komentetet e Yamala-s, pasi mbërriti në Stamboll: Unë, si gjyshja tatare dikur

by te Sheshi
02/03/2022
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Këngëtarja e njohur, refugjate lufte në Turqi: Faleminderit Erdogan!

Këngëtarja ukrainase me origjinë krimeo-tatare Yamala, e cila fitoi Eurovizionin në vitin 2016, mbajti një konferencë për shtyp në Stamboll, ku tha se arriti të arratisej në Turqi me dy fëmijët e saj për shkak të luftës në Ukrainë.

Me atë rast, ajo theksoi se civilët vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj sulmeve të forcave ruse në Ukrainë.

“Civilët e pafajshëm kanë qenë objektiv i bombardimeve në Ukrainë për ditë të tëra. Në Kiev dhe në pjesën më të madhe të Ukrainës, civilët, gratë, fëmijët dhe të moshuarit po përpiqen të mbijetojnë disi,” tha Yamala, e cila u largua nga Kievi me fëmijët e saj pasi Rusia nisi sulmet. Ajo mbërriti në Turqi nëpërmjet Rumanisë.

Në emër të popullit ukrainas, ajo falenderoi Turqinë, popullin turk dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan për mbështetjen e fortë.

“Turqia ka hapur plotësisht dyert e saj për shkak të përgjegjësisë dhe ndërgjegjes së saj njerëzore, duke mos pritur asgjë në këmbim, ashtu siç ka bërë me shekuj”, shtoi ajo.

Siç tha ajo, ka përjetuar shumë vështirësi derisa ka ardhur në Turqi me dy fëmijët e saj.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të vija ndonjëherë në Turqi si refugjate”, tha këngëtarja e njohur, duke theksuar se ata thjesht u zgjuan nga uturima e bombave mëngjesin e 24 shkurtit në Kiev, kur filloi sulmi në kryeqytetin ukrainas.

“Në fillim nuk dija çfarë të bëja, ishim shumë të pavendosur dhe të tronditur. Morëm fëmijët dhe zbritëm në strehimore. Pas pak u kthyem. Pastaj sirena ra dy herë dhe na u desh të zbrisnim përsëri në strehimore. Kuptuam se e gjithë Ukraina ishte e rrethuar dhe se duhej të largoheshim nga Kievi”, tha ajo.

Ata fillimisht u zhvendosën në Ternopil, në perëndim të vendit, duke menduar se atje ishte më e sigurt.

“Megjithatë, në orën 6:00 të 26 shkurtit, ne u zgjuam nga uturima e bombave në Ternopil, që mendova se ishte i sigurt. Aeroporti në qytet u bombardua,” tha Jamala.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për pritjen e ngrohtë dhe mirësinë ndaj njerëzve që erdhën nga Turqia në kufirin rumun për t’i pritur.

“Turqit na shpëtuan. Miqtë shumë të përzemërt të motrës sime erdhën nga Stambolli në kufirin rumun, na morën prej andej dhe na sollën në Stamboll së bashku me fëmijët,” tha ajo.

Ajo tha se gjyshja e saj, një tatare e Krimesë, si shumë tatarë të tjerë të Krimesë, duhej të largohej nga vendi i saj në vitin 1944, duke shtuar se kurrë nuk e kishte menduar se do t’i duhej të largohej nga vendi i saj pothuajse në të njëjtën mënyrë.

Ajo tha gjithashtu se lufta në vendlindjen e saj duhet të përfundojë menjëherë.

“Burri im ka qëndruar në Ukrainë, dhe unë kam ardhur këtu që zëri im të dëgjohet në mbarë botën, sepse kjo luftë duhet të marrë fund dhe të gjithë t’i thonë ‘Jo’ kësaj lufte”, tha kjo artiste e njohur.

Udhëheqësi kombëtar i popullit tatar të Krimesë dhe një anëtar i Parlamentit të Ukrainës, Mustafa Abdulcemil Kirimoglu, vuri në dukje se ai kishte parë sulmet ruse në Ukrainë në televizion.

Duke iu referuar negociatave ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase për arritjen e armëpushimit, Kirimoglu kujtoi se nuk u arrit asnjë rezultat pas raundit të parë të negociatave. Ai shtoi se tatarët e Krimesë duan që negociatat të vazhdojnë në Turqi.

Roman Nedilski, Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Stamboll, theksoi se ishte i lumtur që Yamala, së bashku me fëmijët, tani janë në një vend të sigurt.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ukrainasit dhe tatarët e Krimesë kanë luftuar për lirinë e tyre për shekuj.

“Ne do ta arrijmë këtë vetëm së bashku. Tatarët e Krimesë dhe ukrainasit janë unikë dhe kanë vetëm një atdhe. Atdheu ynë është Ukraina,” tha ai.

Në fund, ai bëri thirrje që njerëzit të jenë me Ukrainën dhe qytetarët e saj.

“Ne po luftojmë kundër ushtrisë së dytë më të madhe në botë dhe ende po luftojmë. Ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të qëndrojmë së bashku dhe do të fitojmë,” tha Nedilski. /tesheshi.com/

Related Posts

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Jetëhumbja më e fundit e një “lufte” të çmendurish në Shqipëri

Jetëhumbja më e fundit e një “lufte” të çmendurish në Shqipëri

Ku po i zhvendosin superjahtet e tyre miliarderët rusë?

Ku po i zhvendosin superjahtet e tyre miliarderët rusë?

Lufta në Ukrainë: teoria konspirative e Steven Seagal

Lufta në Ukrainë: teoria konspirative e Steven Seagal

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni