Këngëtarja meksikane Yrma Lydia, 21 vjeçe, u vra nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City, thanë autoritetet lokale të premten.
Yrma Lydia, e cila sapo ka nisur karrierën e saj muzikore, u qëllua të enjten mbrëma në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, kur u sulmua nga bashkëshorti i saj, 79-vjeçari Jesús Hernández Alcocer.
“Burri qëlloi tre herë gruan e tij. Ai u arrestua së bashku me një grua tjetër që e shoqëronte,” tha Omar García Harfuch, sekretari i sigurisë për Mexico City.
Sipas dëshmitarëve, pas krimit, plaku vrasës ka tentuar të korruptojë policinë për ta lënë të arratiset. /tesheshi.com/