Ylli britanik i rrokut, Rod Steëart ka njoftuar se është shëruar nga kanceri i prostatës pas një trajtimi dy-vjeçar që e mbajti të fshehtë, raporton AFP.
Ish-këngëtari i Faces, 74-vjeçari Steëart foli për sëmundjen e tij ndërsa mblodhi fonde për trajtimin e kancerit të prostatës, njoftoi Projekti që i kushtohet kësaj sëmundjeje.
Sir Rod u bëri thirrje burrave që të shkojnë në kontrolle të rregullta sepse sëmundja është plotësisht e kurueshme nëse zbulohet në kohë. /tesheshi.com/