Një prej hoxhallarëve të Prishtinës, Fahrudin Hashani, ka cekur një tjetër aspekt të vitalitetit palestinez në Gaza përballë egërsisë izraelite: faktin se ata nuk ikin si ne, shqiptarët, paçka tmerreve që jetojnë prej vitesh.
Duke parë shqiptarët që braktisin vendin e tyre “për një jetë më të mirë”, një ndër iluzionet më budallaqe të kësaj kohe nga Gjermanimania, ai la mënjanë për një çast gjykimin në terma politikë e njerëzore mbi atë që çfarë ndodh në Gaza, duke dalë në atë social, si një apel për shqiptarë që s’dinë ç’kërkojnë. /tesheshi.com/