Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KËNDVËSHTRIM/ “Pse”-të e berishizimit të Bashës dhe a përfaqëson ai një brez të ri në politikë?

by te Sheshi
08/06/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
KËNDVËSHTRIM/ “Pse”-të e berishizimit të Bashës dhe a përfaqëson ai një brez të ri në politikë?

Ditë më parë, gjatë një interviste në DW, kreu demokrat Basha do bënte një pohim mbi veten, atë që ai është një politikan i brezit të ri. E tha këtë si përpjekje për t’u avantazhuar ndaj rivalit të drejtpëdrejt Rama, si dhe për afirmimin e një identiteti. Janë pikërisht dy dhe pikat e tij më të dobëta karshi Ramës.

Gjykuar nga mosha e brezi, Basha nuk është ekuivalent i Ramës. Ai është ekuivalent i Erion Veliajt, dhe, garën politike, si vizion duhet ta ketë me këtë të fundit. Sepse tek e fundit, kjo është dhe pikëpyetja e madhe e të ardhmes jo dhe aq të lagët, nëse pas Ramës do vjen Basha në pushtet apo Veliaj. Rama është tjetër brez dhe tjetër histori njerëzore. Ai gjendet përballë Bashës në një kontekst politik gati ironik, por garën e ka me mentorin e tij, Berishën. Eshtë një rivalitet i lindur para 29 vitesh në Qytetin Studenti, e që vijon dhe sot.

Ndryshe nuk do mundej që gjuha e Bashës, të jetë në fakt thjesht ajo e Berishës.

Pohimi prej kreut demokrat se ai është brezi i ri, jo vetëm që është një shabllonizëm me thelb vetëmashtues, por përbën dhe një dramë politike, të tijën personale e të partisë që udhëheq. Sepse, po të qe vërtet kështu, do gjendej së paku një diferencë sado e vogël e tij me Berishën, duke nisur nga gjuha. Kjo e fundit, është e dhëna më e dhimbshme e një të riu në politikë, i imponuar të bëjë plakun zezvek. Sot, pas 14 vitesh prezencë të Bashës në politikë, ku i janë besuar disa detyra të larta shtetërore si ministër, ku i është besuar Tirana për një mandat, e kur është dhënë dhe opozita për ta drejtuar, është shumë të vështirë e gati të pamundur t’i evidentosh, veçosh e theksosh një risi, një karakteristikë, një standart, një model, një frymë, një stil, një vizion.

I futur në politikë nga një anonimat i theksuar, e pas një dekade e gjysëm formësuar thjesht si një Berishë në moshë me të re e pamje ndryshe, kjo e bën atë që të vuajë më së pari një krizë të fortë identitare.

Të shkollohesh në Hollandë, të flasësh rrjedhshëm anglishten, apo dhe të punosh në UNMIK, nuk janë këto tregues identiteti. Identitet është shenja shoqërore që ti lë në epokën që jeton e më pas, historia që ofron; të qënit imponues në atë është inovative, e re, e freskët, ndjellëse, cilësi këto që Bashës i mungojnë në nivele dramatike.

Test për këtë përgjigja e pyetjes se nëse nuk do ishte në politikë, vallë për ç’do njihej? Fakti që nuk është njohur as para se futet në politike, e bën të qartë e të hidhur njëherësh dhe përgjigjen. Vlen kjo dhe për personazhe si Ilir Meta apo bashkëshortja e tij edhe politike Monika Kryemadhi, dy personazhe hiçër në aspektin shoqëror nëse nuk do ishin në politikë, të identifikuar si në pjesën më të llumtë të saj. Nuk vlen kjo për Berishën e Ramën, me një profil të afirmuar e identitet shoqëror edhe pa qenë në politikë, njëri si kardiolog i njohur e tjetri si publicist dhe pedagog i Arteve Figurative.

Një deklaratë e fundit e Bashës, i sapokthyer nga Berlini, nuk ishte thjesht një deklaratë politike rutinë. Ai e sulmonte Ramën me gjuhë dhe më të berishizuar, duke iu kthyer një fjalori të vjetër, referuar dhe kohës kur kryeministri i sotëm qe kryetar bashkie.

“Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatrice gjigande ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit.

Personazhet kryesore të nëntokës së kryeqytetit të asaj kohe kanë qenë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tij. Me ata ka ndarë para dhe pushtet që në atë kohë. Përmes lejeve të ndërtimit Edi Rama krijoi një elitë kriminale në Tiranë.

Me paratë e krimit dhe të korrupsionit të lejeve të ndërtimit Edi Rama bleu drejtimin e Partisë Socialiste.

Në krye të PS-së dhe të opozitës, Edi Rama bashkëpunimin me krimin e ktheu në një model politik. Ai rekrutoi që në opozitë figura të krimit dhe të malavitës kudo në Shqipëri dhe krijoi një aleancë të fuqishme PS-krim me anë të së cilës ai mori pushtetin politik në vitin 2013″, shprehet Basha.

Siç mund të dallohet, Basha rinxjerr nga “arkivat” e zyrës së Berishës një kopje të akuzave të këtij të fundit të para 10, 15 a 20 viteve, duke e ofruar, të prishur e të pangrënshme sot, pa marrë në konsideratë asgjë prej realitetit e injoruar dhe inteligjencën me mesatare të gjindjes në Shqipëri.

E bën këtë duke injoruar edhe përvojat e deritanishme me një dështim të provuar politik të kësaj gjuhe akuzatore në ekstrem, e cila nuk merr parasysh as etikën më minimale njerëzore. Do mjaftonin garat elektorale të deritanishme, të tij apo të Berishës me Ramën, humbjet dërrmuese përballë këtij të fundit, për të kuptuar se gjuha me krim, drogë e perversitete të tjera në gojë ndaj kundërshtarit, ka rezultuar një strategji e dështuar totalisht.

Simbol mbeten zgjedhjet lokale të vitit 2007. Kulmi i pushtetit të Berishës. Përballë Ramës për Tiranën, kandidati më i fortë, Sokol Olldashi. Ky gëzonte kuotat më të larta politike për shkak të disa arrestimeve të bujshme duke qenë ministër Rendi. Ramës nuk i prishet thjesht nën e mbikalimi te Zogu i zi; atij i del në publik nga Berisha dhe një foto nudo e kohëve të trallisjeve rinore nën dehjen e lirisë. Rezultati? Rama e dërrmon Olldashin më shumë se Besnik Mustafajn e Ngjelën para tij, duke e detyruar atë që sot është “i ndjerë” që ta shpallë vetë humbjen ende pa mbarruar votimi.

Pra, duke mos arritur as të lexojë librin e përvojave politike të partisë së tij, thënë ndryshe të Berishës, Basha nuk arrin dot as ta kapërcejë a tejkalojë njeriun që e futi në parti nëpërmjet KOP-it. Ai jo vetëm që nuk bëri “atvrasjen” e detyrueshme për ta reformuar PD-në, por me Berishën nga pas që e nguc rregullisht, Basha ka kompromentuar veten dhe çdo kauzë. Mbi  të gjitha, ka dënuar veten që mos jetë më shumë se një Berishë. Dhe kur ke një krizë kaq dramatike në identitet politik, nuk mundet të jesh as vizion, as risi, as freski, as model, as frymëzim, as imponim, e sigurisht as brezi i ri.

Ai thjesht na ndihmon për të kuptuar se përse paska qenë zgjedhja e Berishës për ta pasuar në krye të PD-së: mungesa e gjithë sa u tha më sipër, e përthyer ndryshe si një boshësi e dhimbshme identitare. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Athina zyrtare: xhamia e parë “e jona”, gati në shtator

Athina zyrtare: xhamia e parë "e jona", gati në shtator

Putin komenton Zelensky-n: presidenti, ndryshe ta aktrosh e ndryshe ta ushtrosh

Putin komenton Zelensky-n: presidenti, ndryshe ta aktrosh e ndryshe ta ushtrosh

NASA: Turistët mund të shkojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës…me 35 mijë dollarë dita

NASA: Turistët mund të shkojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës...me 35 mijë dollarë dita

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni