Lëvoret e lajthisë përmbajnë tanine, rrëshirë, acide, pigmente flavonike etj., ndërsa gjethet përmbajnë edhe sasi të pakta vitamine C, esence etj.
Në sajë të kësaj përmbajtjeje lëvoret e lajthisë kanë veti të çlirojnë ngërçet e muskujve të lëmuar, të qetësojnë zorrët, të rrisin sasinë e urinës dhe të ngushtojnë enët e gjakut etj.
Duke u bazuar në këto veti lëvoret e lajthisë këshillohen të përdoren në sëmundje të aparatit tretës, në sëmundje të rrugëve të poshtme të urinës, në diarre, në variçe, në hemorroide dhe në hemorragji nga hunda etj.
Përgatitja dhe përdorimi
Gjethet: Dy lugë kafeje me gjethe të copëtuara hidhen në një enë ku shtohet një filxhan çaji me ujë që zien. Ena mbulohet me kapak dhe lihet derisa të ftohet. Në vazhdim çaji kullohet dhe pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.
Lëvoret: Dy lugë kafeje me lëvore të thara të copëtuara hidhen në një enë, ku shtohet një filxhan çaji ujë dhe përmbajtja zihet 5 minuta. Pastaj ena hiqet nga zjarri, lihet të ftohet dhe çaji kullohet dhe pihet. Përdoren dy doza të tilla në ditë derisa i sëmuri të shërohet. Ruhen në vende të freskëta dhe të thata drogat e ruajnë veprimin 18 muaj. /tesheshi.com/