Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ka nënshkruar një ligj që heq dënimin me vdekje në republikën e Azisë Qendrore, tha zyra e tij.
Kazakistani, i cili kufizohet me Rusinë në veri, u bashkua me Besëlidhjen Ndërkombëtare të KB për të Drejtat Civile dhe Politike në vitin 2020.
Megjithëse dënimet me vdekje janë dhënë në vitet e fundit në ish-republikën sovjetike të pasur me naftë, ekzekutimet u pezulluan në 2003.
Një nga dënimet e fundit me vdekje u dha në 2016 për Ruslan Kulekbayev, i cili vrau tetë oficerë policie dhe dy civilë në qytetin e Almaty.
Sipas ligjit të ri, tani e tutje, burgimi i përjetshëm do të zbatohet në vend të dënimit me vdekje. /tesheshi.com/