Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) ka vendosur të shtyjë ndeshjen derbi në mes Barcelona dhe Real Madrid, e cila është planifikuar të luhet në Nou Camp më 26 tetor. Arsyeja janë trazirat e rishpërthyera, apo situata e trazuar e sigurisë në Barcelonë, pasi Gjykata Supreme Spanjolle dha disa vjet burg për drejtuesit separatistë kalanas.
Sipas njoftimeve të mediave në Spanjë, përballja e planifikuar do të shtyhet për në dhjetor për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në Katalonjë.
Barcelonës dhe Realit thuhet se iu propozua që ta luanin këtë ndeshje më 7 dhjetor, të cilën ata nuk pranuan, dhe ranë dakord që ishte më mirë të luhej më 18 dhjetor.
Klubet kanë kohë deri të hënën për të vemdosur mbi këtë datë. /tesheshi.com/