KQZ hapi live 11 kuti nga Qarku Lezhë, e kjo pas një ankimimi nga kandidati Eduart Ndocaj nga Partia Konservatore, i quajtur ndryshe dhe si “kaubojsi”.
Ky i fundit pretendonte se në kuti mund të gjendeshin më shumë votues se shifra e paraqitur nga KQZ, një pretendim ky dhe nga zëra opozitarë. Por pas një numërimi gjithashtu live, rezultoi një përputhshmëri në numrin e votave, me atë të dhënë të ofruar zyrtarisht nga KQZ.
Si reagim i parë, n/kryetari Denar Biba tha: “Disa politikanë dhe shoqëria donin një Big Brother dhe doli që gjithçka është në rregull”.
Kështu, një ankimim i “kaubojsit”, i kë shpëtuar fytyrën qeverisë, e cila është akuzuar ç’prej të nesërmen e 30 qershorit për numër fiktiv votuesish. /tesheshi.com/