Guvernatori i shtetit meksikan Verakruz, deklaroi se sot dy persona kanë vdekur, pasi gjatë natës së kaluar rajoni u godit nga uragani Katja.
Migel Anhel Junes tha se personat humbën jetën nga rrëshqitja e dheut dhe se deri më tash nuk ka informacione për viktima tjera si pasojë e uraganit, pavarësisht se disa lumenj kanë dalë nga shtrati i tyre./tesheshi.com/