Shi i furishëm dhe mot i stuhishëm kanë kapluar krahinën gjermane të Baden-Wurttemberg të Gjermanisë gjatë natës.
Deri në mëngjes, shumë qytete kanë mbetur të paralizuar për shkak të sasive të mëdha të ujit të cilat akoma nuk janë tërhequr nga rrugët, degëve të thyera, baltës dhe shtëpive të rrënuara.
Tre persona kanë humbur jetën në vërshimet e ujit, ndërsa një vajzë ka vdekur pasi është goditur nga treni nën urën e hekurudhës, ku ishte futur për të kërkuar strehim nga shiu i madh, ka njoftuar Reuters. /tesheshi.com/