Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Katër herë më i kripur se deti: liqeni afrikan me imazhin e një parajse të Karaibeve

by te Sheshi
13/07/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Katër herë më i kripur se deti: liqeni afrikan me imazhin e një parajse të Karaibeve

Në largësi, liqeni Lac Assal mund të duket si ujëra tropikalë të rrethuar nga rërë e imët e bardhë. Por, kur afrohesh, është një peizazh alien, aspak mikpritës.

Një parajsë iluzive

Në pamje të parë, liqeni Lac Assal në Xhibuti duket si një hapësire e lavdishme ujërash të qelqtë të rrethuar me rërë të bardhë verbuese. Mund të merret kollaj gabimisht për një plazh të Karaibeve. Sidoqoftë, është e gjitha një fasadë, një simulim i parajsës. Lugina e pafundme nuk është e mbushur fare më rërë, por me kripë.

Nëse ecën këmbëzbathur drejt ujërave përmes kripës së kristalizuar, është pak të thuash se nuk është e rehatshme. Ndërsa i afrohesh bregut të liqenit, era e fortë që frynë përmes luginës ngre grimca kripe e t’i përplas në fytyrë. Hyrja në ujë nuk ofron aspak lehtësim. Liqeni i ngrohtë dhe i cekët ka një cilësi të çuditshme viskoze: përbërja si vajore lëshon një shtresë mbi lëkurë. Uji të djeg sytë dhe djeg çdo pjesë në kontakt me të. Një e prerë e padukshme në lëkurë shndërrohet në një torturë.

Shtresa e kripës, që durohet në ujë, bëhet acaruese kur thahet në diell. Mbetjet e kripës krijojnë kruarje të padurueshme në lëkurë. Jo, nuk është një plazh i Karaibeve.

Dhjetë herë më i kripur se deti

Në lartësinë 155 metër mbi nivelin e detit liqeni Lac Assal është pika më e ulët në Afrikë dhe pika e tretë më e ulët në botë, pas detit të Vdekur (-423m) dhe detit të Galilesë (-214m). Liqeni ushqehet me ujë deti përmes burimeve gjeotermike nëntokësore, të lidhura me gjirin Tadjoura, një zgjatim i gjirit të Adenit, në jug-lindje të Lac Assal. Nuk ka pika dalëse në liqen, që do të thotë se uji është bllokuar në krater nën diellin përvëlues të Xhibutit.

Falë niveleve të larta të avullimit, Lac Assal ka një përqendrim mesatar të kripës prej 34.8 për qind (që rritet deri në 40 për qind në thellësinë 20 metër), rreth 10 herë më i kripur sesa uji i detit. Është masa ujore më e kripur, e dyta në botë, pas pellgut Don Juan në Antarktidë që ka nivel kripësie më shumë sesa 47 për qind. Deti i Vdekur ka një përqendrim mesatar të kripës në masën 33.7 për qind.

Peizazh alien

Lac Assal ndodhet në një gropë gjeologjike të njohur si lidhja e trefishtë Afar, ku tre nga pllakat tektonike të tokës shtyhen, duke shkaktuar disa fenomene natyrore të pazakonta, shpesh surreale. Pllakat Afrikane, Somaleze dhe Arabike takohen në gropë, që shtrihet përgjatë kufijve të Eritreas, Xhibutit dhe gjithë rajonit Afar në Etiopi. Gropa është strehë e një sërë anomalish ekologjike, përfshirë pellgjet Dallol me sulfur dhe vullkanin Erta Ale në shkretëtirën Danakil të Etiopisë.

Rrethuar nga vullkanë të fjetur, Lac Assal – ashtu si edhe pjesa më e madhe e peizazheve rreth e qark – jep ndjesinë sikur je në një planet tjetër. Ndërsa uji avullon, depozitat e kripës dhe mineraleve të tjera ngjiten me njëra-tjetrën, duke krijuar shtylla apo formacione të tjera që krijojnë këtë peizazh alien.

Vijon tradita e lashtë

Pavarësisht peizazhi jo mikpritës, populli Afar dhe Issa prej kohësh jetojnë dhe punojnë në këtë zonë, pasi kriza furnizon tregtinë e lulëzuar prej shekujsh. Anëtarët e këtyre komuniteteve gërrmojnë dhe nxjerrin kripën nga brigjet e liqenit për ta transportuar përgjatë rrugëve antike të tregtisë drejt Etiopisë në këmbim të qymyrit, kafesë dhe mallrave të tjerë. Historikisht, fildish e madje, skllevër janë këmbyer me kripën e Lac Assal.

Karvane me gamilje dhe gomerë mund të shihen ende tek transportojnë deri në 120 kilogramë kripë secili drejt Berhales në Etiopi, rrugëtim që mund të zgjasë deri në pesë javë. Atje, kripa shkarkohet dhe dërgohet me kamionë drejt qyteteve më të mëdha të Etiopisë për shpërndarje më të gjerë.

Ari i bardhë

Kur shpëtheu lufta mes Eritresë dhe Etiopisë në vitin 1998, Xhibuti e zëvendësoi Eritrenë me Etiopinë si furnizuesen e parë me kripë. Kërkesat nga popullsia e Etiopisë (rreth 62 milionë në atë kohë) i mbajtën çmimet e larta. Ndaj, kripa prej Lac Assal u bë e njohur si “Ari i bardhë”.

Tradicionalisht, pjesa më e madhe e kripës së Lac Assal nxirret në breg me dorë. Sidoqoftë, me kërkesat në rritje, lindi nevoja për procese më të shpejta dhe më moderne. Makineri e rëndë u përdor për të nxjerrë më shumë kripë nga uji në vend të brigjeve, ku ajo është më e butë dhe më e lehtë për t’u gërrmuar. Prodhimi i kripës në Lac Assal kapi majat nga qindra në mijëra tonë në vit, duke bërë që qeveria e Xhibutit të zgjeronte procesin e nxjerrjes, duke modernizuar akoma dhe më shumë metodat e gërrmimin në mënyrë që të eksportonte kripë në të gjithë botën.

Zhvillim i mëtejshëm

Metodat antike dhe moderne të nxjerrjes së kripës funksionojnë njëkohësisht. Ndërsa karvanët e gamiljeve mund të shihen ende duke përshkuar peizazhin, një rrugë e re tashmë të çon 115 kilometra më tutje nga liqeni drejt qytetit Xhibuti, ku milionë tonë me kripë nga Lac Assal nisen me anije jashtë vendit çdo vit.

Projekti i propozuar i liqenit Assal dhe një uzinë industriale e financuar nga kinezët pritet të lehtësojnë akoma edhe më shumë nxjerrjen e kripës. Projektet do të mundësojnë depozita më të mëdha kripe dhe një platformë ngarkimi për transport me anije më afër liqenit, kështu që “ari i bardhë” i Xhibutit të mund të eksportohet nga zona në vend që të kalojë përmes portit në kryeqytet.

Fuqi shëruese

Mjedisi i liqenit mund të jetë i ashpër për florën dhe faunën – mikroorganizma të çmuar mund të mbijetojnë në ujin e tij – por ashtu si edhe deti i Vdekur, niveli i lartë u kripës në Lac Assal është dëshmuar të ketë përfitime shëndetësore. Të pasura me minerale si magnez, kalçium dhe sulfate, ujërat e Lac Assal mund të përdoren për të pastruar, zbutur dhe rigjallëruar lëkurën, sikundër edhe për trajtimin e problemeve të tjera si dhembja e muskujve apo artriti reumatik.

A ka gjasa për turizëm?

E ardhmja e Lac Assal është me siguri e lidhur me tregtinë, si përsa i përket nxjerrjes së kripës ashtu edhe për rritjen e turizmit. Në vitin 2015, Xhibuti e dominoi Lac Assal për statusin e trashëgimisë botërore të UNESKO-s, dhe së bashku me uzinën e re industriale, ka propozime për të ndërtuar një qendër vizitorësh dhe për të zhvilluar resorte trajtimi shëndetësor të ngjashme me ato që gjenden në bregun e detit të Vdekur në Izrael dhe në Jordani.

Nëse komunitetet lokale dhe metodat e tyre tradicionale të nxjerrjes së kripës do ta gjejnë ose jo veten në këtë botë të re mbetet për t’u parë. Ashtu si ka ndodhur në shumë vende të tjera nëpër botë, modernizimi i minierave dhe industrive tradicionale shpesh ka sjellë humbjen e mënyrë së jetesës. Dikush do të shpresonte që zhvillimi i turizmit në zonë të mund të hapte mundësi të reja, sidoqoftë, tranzicioni nuk do të kalojë pa vështirësi dhe mund të kërkojë breza.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Lë këtë botë Thorvald Stoltenberg, babai i kreut të NATO-s dhe ish-i dërguari OKB-së për Jugosllavinë

Lë këtë botë Thorvald Stoltenberg, babai i kreut të NATO-s dhe ish-i dërguari OKB-së për Jugosllavinë

Ulqin: gjenden 1.3 ton kanabis në det

Ulqin: gjenden 1.3 ton kanabis në det

SHBA, akuza kundër 12 agjentëve rusë: hacker-uan në favor të Trump-it në fushatë

SHBA, akuza kundër 12 agjentëve rusë: hacker-uan në favor të Trump-it në fushatë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni