Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Filipine, ku sipas BBC-së të paktën 74 persona kanë gjetur vdekjen.
Dy qytete janë më të dëmtuarit, Tubod dhe Piagapo, ku shumë shtëpi janë djegur nga rrufetë e forta. Stuhia Tombin përshkon ajrin me një shpejtësi të madhe prej 80 kilometrash në orë.
Filipinet janë një vend që goditet rregullisht nga stuhi të ndryshme, por kjo e mbremshmja ishte e përmasave shumë të mëdha.
Shefi i policisë së Tubodit, Gerry Parami, deklaroi se lumi i fryrë nga stuhia i mori të gjitha shtëpitë me vete dhe fshati nuk ekziston tashmë. Pasoja të rënda ka pasur edhe në zona të tjera të vendit.
Sipas parashikimeve të motit, pas dy javësh pritet një tjetër stuhi e fuqishme, e cila do të godasë edhe Vietnamin. Kjo zonë e Filipineve, ende nuk kanë marrë veten prej tajfunit Haiyan, i cili shkaktoi 5 mijë të vdekur në vitin 2013. /tesheshi.com/