Presidenti amerikan Donald Trump ka falënderuar Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, për përpjekjet e vendit të tij që çuan në lirimin e dy pengjeve perëndimorë nga talibanët në Afganistan.
Të dy udhëheqësit folën në telefon të premten, dhe me atë rast, presidenti amerikan “shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë” për Emirin e Katarit për “rolin e tij aktiv në lirimin e pengjeve”.
Gjatë bisedimeve, ata “analizuan marrëdhëniet strategjike” të dy vendeve dhe “mënyrat për t’i përmirësuar ato” dhe “diskutuan zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare”, raporton QNA.
Katari mundësoi lirimin e amerikanit Kevin King dhe australianit Timothy Weeks, dy profesorë universiteti të mbajtur si rob nga talibanët afganë, raportoi Reuters.
Doha thotë se ata luajtën një rol kryesor në lirimin e dy profesorëve.
“Katari mirëpret këto lëshime si një gjest të vullnetit të mirë nga talibanët dhe qeveria e Afganistanit, si një sinjal drejt procesit të paqes dhe përfundimit të luftës në Afganistan”, tha Ministria e Jashtme në Katar.
Të martën, King dhe Weeks, rrëmbyer në gusht 2016 jashtë Universitetit Amerikan të Kabulit ku ata jepnin leksione, u lanë të lirë. /tesheshi.com/