Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Katari në OKB: Kështu po e ndihmojmë një pjesë të botës

by te Sheshi
23/06/2021
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Katari në OKB: Kështu po e ndihmojmë një pjesë të botës

Fundjavën e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Këshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC) zhvilluan nëpërmjet një videokonference eventin e të përbashkët tematik kushtuar vendeve më pak të zhvilluara, me temë “Diversifikimi i Mjeteve të Financimit për të Rritur Investimet në Vendet më pak të Zhvilluara”.

Në këtë takim mori pjesë edhe Shteti i Katarit i përfaqësuar nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani. Në fillim të fjalës së tij, Ministri i Jashtëm katarian falënderoi organizatorët, duke shtuar se Katari çmon lart përparësinë që iu është dhënë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe ECOSOC-ut çështjeve të cilat lidhen me vendet më pak të zhvilluara, teksa vlerësoi mbështetjen e OKB-së për këto vende.

Për treguesit e pasojave të krizës globale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ai thekoi se këto tregues shfaqin përmasën e ndikimit të krizës veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara, gjë që paraqet sfidë reale e cila kërcënon progresin ekonomik, shoqëror dhe zhvillimor në këto vende, si dhe përkeqëson më tej vështirësitë me të cilat ato përballen.

Zyrtari i lartë katarian vuri në dukje se gjatë Samitit të Veprimit për Klimën që u mbajt në Shtator 2019, vendi i tij u zotua nën direktivat e Emirit HH Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, të japë një kontribut prej 100 milion USD për të mbështetur shtetet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara në përballimin e ndryshimeve klimatike. Ai shtoi se Fondi i Katarit për Zhvillim po e zbaton këtë zotim përmes partneriteteve dhe financimit të projekteve dhe nismave që ndihmojnë në forcimin e rezistencës dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Në vijim, Ministri Katarian tha se në kuadër të partneritetit efektiv mes Katarit dhe komunitetit ndërkombëtar për përballimin e sfidave globale, vendi i tij është krenar të mikpresë Konferencën V të KB për vendet më pak të zhvilluara më 23-27 Janar 2022, me synim vazhdimin e sukseseve të arritura në konferencat e mëparshme. Ai theksoi se konferenca e Dohas do të jetë një pikë kthese e rëndësishme për t’iu përgjigjur aspiratave të vendeve premtuese ekonomikisht, si dhe për të adresuar shkaqet rrënjësore të sfidave ekzistuese dhe shtuar mbështetjen për vendet më pak të zhvilluara.

Programi i Punës në Doha për dekadën e ardhshme do të shërbejë si pikënisje dhe hartë rruge, pasi do të jetë i pari programi pune që do të adresojë me përparësi përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19 mbi vendet më pak të zhvilluara. Sikurse do të trajtojë edhe ndihmën që do t’u jepet këtyre vendeve gjatë dekadës së ardhshme për të mbështetur zhvillimin e tyre në përputhje me “Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030”, duke synuar që ato të dalin nga lista e vendeve më pak të zhvilluara – sqaroi ai.

Gjithashtu, Ministri Katarian nënvizoi faktin se Shteti i Katarit është kujdesur të alokojë një pjesë të madhe të ndihmës së dhënë prej tij për vendet në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara në të gjithë botën, me më shumë se 140 milion USD në kontribute përmes organizatave ndërkombëtare dhe atyre bamirëse, me qëllim forcimin e aftësive të shumë vendeve në zbutjen e ndikimit të pandemisë, veçanërisht për vendet më pak të zhvilluara.

Në përfundim të fjalës së tij, Ministri i Jashtëm i Katarit theksoi se vendi i tij nuk do të kursejë asnjë përpjekje në ofrimin e nismave dhe ndihmës që kontribuojnë për lehtësimin e barrës së tejkalimit të sfidave dhe krizave të përbashkëta. Ai tha se Katari do të vijojë punën e bazuar mbi parimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, duke uruar që ky takim të përmbushë qëllimet e dëshiruara. Njëkohësisht, ai i ftoi të gjithë të pranishmit të marrin pjesë në Konferencën e V të OKB-së që do të mbahet në Doha vitin e ardhshëm, duke shprehur aspiratën e tij për një pjesëmarrje aktive. /tesheshi.com/

Related Posts

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë
Europa

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
Next Post
Ç’kërkon të bëjë Russell Crowe në bregdetin lindor të Australisë?

Ç’kërkon të bëjë Russell Crowe në bregdetin lindor të Australisë?

Joe Biden dështon të mbajë një premtim për vaksinim

Joe Biden dështon të mbajë një premtim për vaksinim

Vapa mbytëse, ja ç’këshilla vijnë nga shteti

Vapa mbytëse, ja ç’këshilla vijnë nga shteti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni