Katari ia ka kthyer Turqisë nderin e dy viteve më parë, kur Ankaraja vendosi t’i dalë krahë Dohas pas bllokadës së imponuar nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini.
Emiri i Katarit që vizitoi Turqinë për t’u takuar me presidentin Erdogan, njoftoi një paketë investimesh prej 15 miliard dollarësh, pra një “dhuratë” financiare në ditët e vështira të bllokadës amerikane.
“Në emër të popullit tim, falënderoj Emirin e Katarit, Sheikun Tamim bin Hamad al-Thani dhe popullin e Katarit që janë në krah të Turqisë”, shkroi Erdogan në profilin zyrtar të Twitter. /tesheshi.com/