Katari dhe Arabia Saudite do të masin forcat në një përballje futbolli në kuadër të Kupës së Azisë të enjten, hera e parë që nga fillimi i një krize të madhe diplomatike mes tyre në qershor 2017.
Të dyja skuadrat që do të takohen në stadiumin “Mohammed bin Zayed” në Abu Dhabi, vijnë pas fitoreve bindëse – Sauditët me Libanin 2 – 0, ndërsa Katari shpartalloi Korenë e Veriut 6 – 0.
Ndeshja që do të vendosë fituesin e Grupit E zhvillohet nën hijen e krize politike rajonale, ku Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet politike, diplomatike dhe ekonomike me Katarin.
Kuarteti akuzon Katarin për mbështetjen e terrorizmit dhe destabilizimin e rajonit, gjë të cilën Doha e ka mohuar vazhdimisht.
“Ne duam të fitojmë këtë ndeshje – jo për shkak të politikës, por për të kapur kreun e tabelës”, tha Ali Al Salat, zëdhënës i Shoqatës së Futbollit të Katarit – QFA, duke shtuar se “nuk ka nevojë për përzierje të politikës me sportin”. /tesheshi.com/