Shqipëria nuk ia doli dot të surpizojë përballë Anglisë për Eliminatoret e Botëtorit Katar 2022. Kuqezinjtë u mundën 0-2 në Air Albania, ndeshja më e rëndësishme e kombëtares qyshse u përurua stadium i ri, e zhvilluar sigurisht pa tifozë.
Harry Kane dhe Mason Mount ishin shënuesit e dy golave për anglezët.
Ishullorët e Europës e dominuan pothuajse të gjitha takimin, ndërsa kuqezinjtë nuk rrezikuan pothuajse në asnjë rast.
Që nga eliminatoret e Europianit 2016 e më pas, Shqipëria pothuajse ka një kurbë të ndjeshme rënieje në cilësinë e lojës dhe rezultate. /tesheshi.com/