Të mërkurën, Rusia dhe Ukraina kryen një shkëmbim të papritur të pothuajse 300 të burgosurve, duke përfshirë komandantët e Batalionit Azov nga Mariupoli dhe dhjetë të huaj.
U liruan 215 ukrainas, shumica e të cilëve u kapën pas rënies së Mariupolit. Ukraina liroi 55 rusë dhe ukrainas besnikë ndaj Moskës.
Megjithatë, të premten në rrjetet sociale bëri jehonë lajmi se në mesin e ukrainasve të liruar ishte edhe artisti dhe më vonë mbrojtësi i Azovstalit, Mihajlo Dianov, i njohur si “Pianisti”.
Ai u plagos në dorë dhe fotografia e tij që tregon gishtat e plagosur duke bërë një shenjë ‘V’, me mesazhin e fitores së Ukrainës në luftë, bëri xhiron e botës.
Mirëpo, siç ka njoftuar në Facebook një gazetare ukrainase e portalit Censor.NET, Dianov ka nevojë për ndihmë për trajtim pas “trajtimit” rus në robëri. /tesheshi.com/