Megjithëse Botërori i Rusisë përfundoi suksesshëm, me një organizim që u konsideruar i një standarti të lartë, jo çdo gjë ka shkuar si duhet.
Në dy prej stadiumeve ku u luajtën ndeshjet, ku në të dyja ka luajtur ekipi anglez, terreni rreth e rrotull është dëmtuar nga shirat.
Pamjet që vijnë tregojnë për një infrastrukurë të dëmtuar rëndë nga rrëshqitja e tokës.
Bëhet fjalë për “Arenën” e Volgogradit, ndërtimi i së cilës kushtoi 198 milionë paund (220 milionë euro), me rrugën drejt stadiumit pothuajse të shkatërruar, si dhe “Nizhny”-n në Novgorod. /tesheshi.com/