Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, doli kundër qeverisë ku bën pjesë në lidhje me një masë të fundit anti-COVID, ku, të ardhurve nga Shqipëria u kërkohet karantimin 1-javor në shtëpi. Sipas saj, kjo është absurde.
“Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku.
Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.
Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi.
Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza.
Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë”, shkruan Haradinaj-Stublla. /tesheshi.com/
.