Një fshat i tërë është vënë në karantinë në Roskovec, pas zbulimit të faktit se një çift i atyshëm ka rezultuar i infektuar, ardhur javë më parë që të dy nga Italia.
E gjatë këtyre ditëve, ata kanë kontaktuar e komunikuar normalisht e natyrshmërisht me bashkëfshatarë, duke vënë alarmin se mund ta kenë përcjellë infeksionin te të tjerë në fshat. Kjo po ndodh në Mbers të Bashkisë së Roskovecit, aty ku policia ka bllokuar çdo hyrje-dalje.
Një situatë e ngjashme është dhe në Viti të Kosovës, ku dhe atje, një i moshuar 77-vjeçar i kthyer nga Italia, mendohet të ketë infektuar banorë të tjerë të fshatit. /tesheshi.com/