Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KAPRIÇOJA/ Ankesat e Prof. Uçit: si i masakroi partia mbi 3 mijë vepra arti

by te Sheshi
07/07/2019
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
KAPRIÇOJA/ Ankesat e Prof. Uçit: si i masakroi partia mbi 3 mijë vepra arti

3310 vepra, pikturë, skulpturë, grafikë, vizatime etj., pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve ishin vënë në rrezik shkatërrimi në  verën e vitit 1986, kur kjo pasuri artistike ishte strehuar në një ambient të papërshtatshëm, për një kapriço politike.

Një dokument i nënshkruar nga Alfred Uçi si Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe  Arteve dërguar Këshillit të Ministrave, zbulon se ambientet e fondit të Galerisë së Arteve  i ishin dhënë  Komitetit Ekzekutiv të Tiranës për t’i përdorur për destinacion tjetër dhe veprat e artit ishin degdisur në katin e pestë poshtë një tarrace përvëluese  në “Ndërmarrjen e Përhapjes së Librit”.

E gjithë pasuria e fondit të Galerisë së Arteve, afro 10 herë më shumë se veprat e ekspozuara ndodheshin, në mëshirën e fatit në kushte ekstreme të temperaturave në ambiente të papërshtatshme, dhe nën efektin e agjentëve të tjerë të rrezikshëm natyrorë.

Ndërsa ngre shqetësimin e tij për këtë rrezik të paprecedentë të kësaj pasurie, Alfred Uçi shkruan në relacionin e tij: “Kushtet në të cilat ndodhet fondi i Galerisë, janë krejt të papërshtatshme. Qysh tani vihen re dëmtime të rënda e të shpejta të veprave. Mjedisi ku ruhen është i ndarë në dhoma të vogla (zyra) pa ngrohje, pa ventilim e me taracë që lëshon nxehtësi të jashtëzakonshme. Në këtë mjedis nuk mund të përmirësohet gjendja ndaj agjentëve atmosferikë, lagështirës, mykut, ndryshimeve të temperaturës, rrezeve ultraviolet, etj…parametrat e të cilave edhe brenda një cikli 24 orësh i kapërcejnë kufijtë minimalë e maksimalë.  Nga stina në stinë këto ndryshime bëhen edhe më të mëdha”.

Sipas Uçit, dëme  viheshin re në pikturën e vajit, e cila përbënte pjesën dërrmuese të fondit. “Ka shumë  deformime të telajove nga tensionet në tërheqje, plasaritjet e ngjyrave, dëmtime të kanavacës, grundit, pelohulit, rritjes së aktivitetit të mykut, reagimit gazor, etj”, vëren ai.

“Meqenëse  zgjidhja përfundimtare e këtij problemi kërkon ndërtimin e një godinë shtojcë pranë Galerisë së Arteve gjë që do të vonohet dhe meqenëse  ruajtja e vlerave të fondeve është detyrë e ngutshme, ne mendojmë që qysh tani të merren masa urgjente për t’i shpëtuar fondet e Galerisë së Arteve”, shkruan Alfred Uçi.

Është fakt se Galeria Kombëtare e Arteve vijoi të mbijetojë deri në ditët e sotme me të njëjtat ambiente që nga ndërtimi i saj, duke i adaptuar ato herëpashere.

Uçi propozonte në këtë shkresë si masë shpëtimi, kthimin e 3310 veprave të artit sërish në Galerinë e Arteve dhe deri në ndërtimin e godinës së re ekskluzivisht për fondin, (e cila nuk u ndërtua kurrë), të përdoreshin disa nga ambientet e ekspozimit dhe ambiente të tjera në Galeri  që mund të përshtateshin.

Nuk shpjegohet në këtë shkresë se për ç’arsye ishin marrë ambientet e Galerisë së Arteve nga Komitetit Ekzekutiv i Tiranës, por si një urdhër partiak, ky zaptim duhet të ketë ndodhur për disa kohë deri në renien e regjimit komunist.

Gjithsesi, edhe në vitet e demokracisë, fati i këtij fondi të pasur veprash arti vijoi në të njëjtën rrugë, nën alarmin e përhershëm të shkatërrimit dhe mungesës së kushteve të ruajtjes.

Vite me vonë u mësua se në këtë fond ruheshin edhe vepra të rralla të shkollave më të mira të  artit botëror, konfiskuara nga regjimi komunist në familjet me gjak fisnikëror në gjithë qytetet e Shqipërisë, që në vitet e para të instalimit të këtij regjimi. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Koreja e Veriut liron studentin “perëndimor” të akuzuar si spiun

Koreja e Veriut liron studentin "perëndimor" të akuzuar si spiun

Njeriu i Moskës në Tiranë, i keqardhur: Bashkëpunimi ekonomik i Shqipërisë me Rusinë, zero. Pse?

Njeriu i Moskës në Tiranë, i keqardhur: Bashkëpunimi ekonomik i Shqipërisë me Rusinë, zero. Pse?

Messi lë me të kuqe Copa Amerika, refuzon medaljen: trofeu për Brazilin, jo korrupsionit (video)

Messi lë me të kuqe Copa Amerika, refuzon medaljen: trofeu për Brazilin, jo korrupsionit (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni