Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ish-gjenerali i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviç, që ishte një nga nënshkruuesit e Marrëveshjes së Kumanovës për t’i dhënë fund fushatës 78-ditore së bombardimeve të NATO-së dhe luftës në Kosovë.
Nën atë marrëveshje ishte në fakt kapitullimi i ushtrisë dhe policisë serbe, të cilat u tërhoqën nga Kosova, duke lejuar kështu vendosjen e trupave të NATO-s aty dhe më pas edhe kthimin e mijëra shqiptarëve të Kosovës të cilët ishin dëbuar me dhunë.
Marjanoviç, së bashku me gjeneralin britanik Michael Jackson, ishin ata që bënë publike arritjen e marrëveshjes. /tesheshi.com/