Dy “spiunë” rusë të akuzuar për vrasjen e militantit çeçen Abdulvakhid Edelgireyev në Turqi janë kapur nga një operacion policor që ka zgjatur 6 muaj dhe është koordinuar nga policia turke dhe National Intelligence Organization (MİT). Sipas raportit, operacioni është konkluduar më 8 prill në Stamboll.
Spiunët e dyshuar, 52-vjeçar Iurii Anisimov dhe 55-vjeçari Aleksandr Smirnov, u kapën ndërsa ata ishin duke bërë punë të inteligjencës për një komplot tjetër, raporton e përditshmja Haberturk. Spiunët e dyshuar, të cilët refuzuan të flasin gjatë marrjes në pyetje, janë arrestuar.
Sipas njoftimeve, viktima Edelgireyev u afrua nga një makinë të bardhë, dhe më pas u qëllua me thikë dhe nga vrasësit në 1 nëntor 2015, në Kayaşehir të Stambollit. /tesheshi.com/