Media spanjolle raporton se një operacion gjigand antidrogë në Madrid ka çuar në sekuestrimin e 1 ton kokainë dhe 1. 5 milionë euro para cash.
Dhe siç bëhet me dije nga një titull, banda ka “pasaportë” shqiptare:“Goditet mafia shqiptare në Madrid, policia ndërhyn dhe kap 1 ton kokainë dhe 1. 5 milione euro cash”.
Mësohet se sasia e kokainës vinte nga Kolumbia me destinacion tregun europian.
Ende nuk është bërë i ditur ndonjë prej emrave të shqiptarëve të arrestuar të cilët janë dy, plus dy spanjollë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe 5 makina luksoze, një numër telefonash, si dhe disa armë e municione. /tesheshi.com/